Lady Gaga kurrë më nuk do të jetë e njëjta

  • 15 November 2018 - 08:05
Lady Gaga kurrë më nuk do të jetë e njëjta

Gaga, 32 vjeçe, ende nuk e ka 'përpunuar' suksesin madhështor të filmit të saj të parë. Ajo flet sinqerisht rreth kësaj periudhe të jetës së saj."Ky moment më ka transformuar shumë", thotë Gaga rreth filmit "A Star Is Born", një udhëtim që ia ka ndryshuar jetën.

Edhe një herë, Lady Gaga nuk di çka të veshë. Ka provuar thuajse të gjitha veshjet që mund t'i marrë me mend mendja e njeriut, duke përfshirë edhe veshjen nga mishi, midis tjerash. A ta veshë një këmishë si të burrave? Është e njëjta këmishë, tregon vetë ajo, të cilën e kishte veshur në disa skena kryesore kolegu i saj, Bradley Cooper, i cili ishte paraqitur në rolin e hamshorit Jackson Maine në filmin "A Star Is Born". Më vonë, gjatë filmit, Ally e trashëgon këtë veshje. Sikur edhe personazhi i saj,Gaga e mban atë në orman, por ende deri më tani nuk kishte ëndërruar ta vishte përsëri, deri më tani.  

Gaga pranon një gjë të çuditshme

Për rreth një orë, Lady Gaga pozon me mëngët e përvjela të këmishës, derisa skaji i poshtëm i saj i bie deri pak mbi gjunjë, duke vënë në pah një tatuazh të njëbrirëshit në shalën e saj të majtë. Në një moment, ajo balancon në një karrige që lëkundet, me çizme të zeza deri në gjunjë, me taka, duke bërë ca akrobaci mbresëlënëse. Ajo bile rikrijon një moment nga filmi ku personazhi i saj vështron hundën e saj tepër të madhe. Në fund të fotografimeve, Gaga pranon një gjë të çuditshme. Derisa shikon fotot në ekran, pranon se nuk i kujtohet hera e fundit kur kishte parë ndonjë foto të vetes së saj, pa vërejtur një pikëllim të theksuar në sy. Këto foto janë ndryshe. "Dhe, kjo më bën të lumtur", thotë ajo. Gaga, 32 vjeçe, ende nuk e ka 'përpunuar' suksesin madhështor të filmit të saj të parë. Ajo flet sinqerisht rreth kësaj periudhe të jetës së saj. "Ky moment më ka transformuar shumë", thotë Gaga rreth filmit "A Star Is Born", një udhëtim që ia ka ndryshuar jetën. "Si artist, gjithmonë e pyet veten "A jam mjaft i mirë? A jam duke bërë diçka të ndershme? A jam duke bërë diçka të vërtetë"? Në mua ka njëfarë ndjenje të durueshme të pikëllimit, duke e pyetur veten a jam mjaft e mirë. Sot nuk e shoh një gjë të tillë. Shoh diçka të ndryshme. Shoh qartësi. E shoh të vërtetën". 

Gaga dhe ky film pritet që të kalojnë mirë edhe në garën e Oskarëve

Portreti i saj i brishtë i një këngëtareje axhami e ka bërë filmin "A Star Is Born" event kinematografik të vjeshtës, duke e katapultuar Gagan në një sferë të re. Legjendat muzikore, sikur Cher dhe Bette Midler, përpos si këngëtare kanë shkëlqyer edhe si aktore gjatë viteve të '80-ta dhe të'90-ta, por pak këngëtarë profesionalë së fundmi ia kanë dalë kësaj. Që nga fillimi i tetorit, filmi "A Star Is Born" ka fituar më shumë se 300 milionë dollarë në "box office" global. Edhe më mirë, ky film i "Warner Bros." është ndër filmat e rrallë që shfaqet në ekranin e madh. Ka pasur argumentime të pafundme në "Twitter" rreth evoluimit muzikor të Ally-t, si dhe recitime publike nga kolona zanore, sidomos të këngës "Shallow", himnin më të dalluar të filmit që nga kënga e Céline Dionit për filmin "Titanic". Tani Gaga dhe ky film pritet që të kalojnë mirë edhe në garën e Oskarëve. "Biznesi është duke ndryshuar me të madhe", thotë Cooper, i cili e bëri debutimin e tij regjisorial me filmin "Star" dhe bëri katër vjet në produksionin e filmit me një buxhet modest, prej 38 milionë dollarësh. Nëse kënga "Shallow" dominohet për Oskar, për këngën më të mirë, atëherë Gaga thotë se do ta performojë atë këngë me rastin e ceremonisë. Gjatë pjesës më të madhe të jetës, ajo ka qenë një përcjellëse besnike e mbrëmjes së Oskarëve. Natyrisht, përkundër asaj që thotë se ka pasur ëndrra të mëdha, me gjasë kurrë nuk do t'i ketë shkuar mendja që filmi i saj debutues, që është rimejk i filmit të vitit 1937, do të bëhej një fenomen më vete. 

 

(Kosova Sot)