Momentet më ikonike të filmave të vitit 2018

  • 16 November 2018 - 14:09
Momentet më ikonike të filmave të vitit 2018

Disa na bënë me emocione, disa na i thyen zemrat, disa na lanë pa fjalë

Pa marrë parasysh se cili është zhanri juaj i preferuar, ky vit ka qenë i hatashëm për filma sivjet. Nga dramat muzikore e deri te filmat horor që të 'shkatërrojnë' nervat e deri te filmat epik me superheronj, 2018-a ka për secilin nga pak. Midis filmave të vitit 2018' një numër i mirë i filmave që do jenë aktiv edhe në vitet që po vijnë, kishte disa skena që u ngjitën në vetëdijen kulturore. Disa na bënë me emocione, disa na i thyen zemrat, disa na lanë pa fjalë. Këto janë skenat për të cilat edhe në vitin që po vjen do të flitet Tom Cruise është Ethan Hunt Në dy dekadat e kaluara, vazhdimet "Mission: Impossible" janë shndërruar në dy gjëra: një sistem për ngritjen në ekstremitet të adrenalinës dhe një kërcenim në vazhdimësi për sigurinë e yllit të filmit, Tom Cruise. Filmi i vitit 2018,"Mission: Impossible: Fallout" po ashtu nuk ka bërë përjashtim derisa mund të konsiderohet si filmi më ikonik i vitit. Ndjekja me helikopter është më shumë mbresëlënëse për faktin se Cruise në fakt ka mësuar të fluturojë në skenën tmerruese me helikopter për skenë dhe ka bërë disa manovrime në ajër vetvetiu. Kthimi i "Shape" dhe "Score" Regjisori David Gordon Green i Halloween", një vazhdim i drejtpërdrejtë për klasiken ikonë të John Carpenter të vitit 1978 vjen me të njëjtin emër, ka emocionuar adhuruesit me këtë produksion. Gjithçka arrin kulmin me kthimin e Jamie Lee Curtis dhe Nick Castle, që kthehen për të reprizuar rolet e tyre ikonë të Laurie Strode dhe Michael Myers, respektivisht, skripti nga Green, Danny McBride dhe Jeff Fradley që kanë varrë edhe vulën e aprovimit nga vet Carpenter-e regjisori dhe kompozitori legjendar është kthyer për ta shënuar filmin, duke ofruar muzikën e njohur për temën e filmit. "Halloween" i vitit 2018 ka përjetuar lansimin hapës më të mirin për një film të frikshëm ndonjëherë dhe për pak ka thyer rekordin e muajit tetor për lansimin e tij në fundjavë. "Shallow" "A Star is Born", iteracioni i katërt i shoubizit klasik treguar për të parën herë në vitin 1937, lirisht mund të quhet si një nga hitet më të mëdhenj të vitit. Debutimi si regjisor i yllit Bradley Cooper, vetëm në tetor në arkat e filmit ka mbledhur 300 milionë dollarë. Mos të harrohet edhe performanca e yllit Lady Gaga, ku emocionet e saj të freskëta dhe kimia me Cooper mund të ndihet në secilin aspekt. Kënga që ishte bashkë-krijim nga Lady Gaga, lirisht mund të quhet si një nga këngët më të mira për vitin 2018. "Wakanda" përgjithmonë "Avengers: Infinity War", pjesa e parë e kulminimit të më shumë se dhjetë viteve ë tregimin e historive nga "Marvel Studios", ishte filmi më parashikuar për këtë vit. Erdhi i mbushur me Osumë momente ikonike- vdekjen brutale për më të adhuruarin nga publiku Loki, në skenën hapëse, nxitimin e Peter Parker në "Avengers", vrasjen e Gamora-s nga ngurruesi" Thanos"- por kjo dyshe qëndron sipër të tjerëve. Në "Infinity War Blu-Ray", bashkë-regjisori Joe Russo ka thënë se nuk ka parë asnjë skenë të vetme të "Black Panther" para se ta incizonin skenën. "Ne nuk e kemi ditur-sepse ne nuk e kemi parë "Black Panther" sepse ata ishin ende duke e bërë filmin "Black Panther", ka thënë ai. "Dhe ata vetëm kanë filluar ta bëjnë". Një set legjendar Filmi për "Freddie Mercury/Queen", me titull "Bohemian Rhapsody" mund të kishte përfunduar në disa mënyra, ndoshta me incizimin e Mercury-t për këngën "The Show Must Go On" apo me vdekjen e tij në vitin 1991. Filmi ishte i afërt me karrierën e Mercury-t dhe të benditsetin e tyre legjendar të vitit 1985, me koncertin "Live Aid", i cili ishte quajtur me gjasë si koncerti më i madh "live rock and roll" i të gjitha kohërave. Me vetëm tri këngë të bëra për film-seti prej njëzet minutave ishte i bërë me gjashtë këngë - derisa i tëri ishte ri-krijua. Kessel Run Filmi "Solo: A Star Wars Story" gjerësisht është konsideruar të jetë i parëndësishëm dhe me standardet e" Star Wars", pak a shumë ishte dështim. Filmi ka dështuar t'i ndezë arkat e filmit deri në atë masë sa priste "Disney". Por përshkrimi i filmit nga i famshmi Kessel Run, të cilit Hansë pari i ishte referuar në filmin origjinal nga viti 1977, kishte përgjigje për pyetjet që kishin prekur të gjithë për një periudhë të gjatë kohore. "Snap" Skena më ikonike e vitit vjen nga "Avengers: Infinity War", përderisa Thanos përfundimisht grumbullon gjithçka nga "Infinity Stones" dhe kompleton Gauntlet-in e tij. Batica e betejës në "Wakanda" ka filluar të ulet, derisa Thor ka rritur në betejën pothuajse të harruar "Stormbreaker" dhe fillon me armiqtë e 'Thanos'. "Ti është dashur të përcaktoheshe për kokën" dhe më pas fërkon gishtërinjtë e tij. Kjo thjesht u bë e njohur me nofkën si "The Snap". 

(Kosova Sot)