Kina bën një diell artificial

  • 16 November 2018 - 14:49
Kina bën një diell artificial

Ky reaktor është ndërtuar që të përsëritë (imitojë) proceset e diellit, si pjesë e një projekti për shndërrimin e hidrogjenit në energji të lirë ekologjike

Kina ka ndërtuar një 'diell artificial', i cili arrin temperatura sa gjashtë herë ajo e bërthamës së yllit tonë më të afërt. Ky reaktor është ndërtuar që të përsëritë (imitojë) proceset e diellit, si pjesë e një projekti për shndërrimin e hidrogjenit në energji të lirë ekologjike. Këtë javë kinezët arritën një nivel kyç në këtë drejtim, kur arritën temperaturën prej 100 milion C për herë të parë, gjë që besohet të jetë temperatura në të cilën ndodhë fuzioni bërthamor. Do ta shpëtojnë planetin nga krizat e ndryshimeve klimatike Shkencëtarët nga e tërë bota janë të jiten temperatura të larta për ta tejkaluar këtë refuzim. Reaktorët e fuzionit bërthamor funksionojnë ndryshe nga reaktorët e fizionit, meqë ata bashkojnë (fuse) dy bërthama, në vend që t'i çajnë ato. Fuzioni premton një sasi të madhe të energjisë së lirë dhe është shumë më i sigurt sesa fizioni, duke mos dhënë thuajse fare mbeturina të rrezikshme bërthamore.  përfshirë në garën kush po e prodhon reaktorin e parë funksional të fuzionit bërthamor. Ai që do t'ia dalë kësaj, do ta gjejë një burim gati të pashtershëm të energjisë së pastër, me vlerë miliardësh, e cila, sipas disa shkencëtarëve, do ta shpëtojë planetin nga kriza e ndryshimeve klimatike. Shkencëtarët nga Instituti kinez "Hefei" kanë bërë me dije se makina e tyre e fuzionit ka arritur 100 milionë C. Fuzioni premton një sasi të madhe të energjisë së lirë Shkencëtarët mendojnë se fuzioni bërthamor paraqitet në temperaturën 100 milionë shkallë C, duke bërë që të bashkohen grimcat e deuteriumit dhe tritiumit, në një shpërthim të madh të energjisë. Këto grimca, në kushte normale,

(Kosova Sot)