OKB-ja sërish sheh rreziqe të mëdha në Siri

  • 16 November 2018 - 15:46
OKB-ja sërish sheh rreziqe të mëdha në Siri

Mijëra sirianë janë bllokuar si pasojë e betejave në Siri apo janë duke u përballur me vështirësi për t'u kthyer në shtëpi, ndonëse në dy muajt e fundit është qetësuar situata në veriperëndim të këtij shteti, kanë njoftuar të enjten Kombet e Bashkuara. Shtatë vjet e gjysmë të luftës kanë rezultuar me "izolim" të forcave rebele në provincën Idlib. Turqia fqinje dhe Rusia janë pajtuar për një plan të armëpushimit në Idlib, duke bllokuar përpjekjet e Qeverisë siriane për ofensivë, e cila është përshkruar nga OKB-ja si mundësi e shkaktimit të katastrofës humanitare. Këshilltari humanitar, Jan Egeland ka thënë se në dy muajt e fundit, provinca ka qenë në situatën më të qetë në krahasim me pesë vittet e fundit

(Kosova Sot)