"Kthimi" pjesë i edicionit të 67-të të "International Film Festival Mannheim - Heidelberg" në Gjermani

  • 16 November 2018 - 17:25

Pas premierës botërore ne Oldenburg International Film Festival në Gjermani dhe "Calgary European Film Festival", filmi "Kthimi", me regji të Kastriot Abdylit do të prezantohet edhe në edicionin e 67-të të 'International Film Festival MannheimHeidelberg' në Gjermani, i cili mbahet nga data 15-25 nëntor. Filmi do të shfaqet në 5 termine dhe atë dy në qytetin e Mannheimit me datë 16 dhe 18 nëntor si dhe në qytetin e Heidelberg në tre terminë, 15, 17 dhe 19 nëntor. Shfaqja e filmit, njëherësh është edhe një mundësi e mirë për komunitetin shqiptar në këto dy qytete për ta parë një film shqiptar. 

 

(Kosova Sot)