Raca, martesa dhe ana e shëmtuar e politikës

  • 18 November 2018 - 10:03
Raca, martesa dhe ana e shëmtuar e politikës

Para se t'ju tregoj se sa e dua Michelle Obaman, më leni t'ju them se çka kam kundër saj. Ishzonja e parë është një grua, e aftë që t'ua ndryshojë edhe qëndrimet më të forta. I pari në listë është vetë koncepti i zonjës së parë. Për feministet, apo për këdo tjetër me një botëkuptim të shekullit XXI të barazisë gjinore, ky është një koncept tepër problematik. Ky është një post i cili nënkupton një grua, e cila pa marrë parasysh të arriturat e saj të mëparshme, duhet që të veprojë sikur gruaja e presidentit. Pra, burri është në rend të parë. Por, roli i Zonjës së parë nuk është definuar kurrë meqë kjo do të nxirrte në pah diçka jo aq të lavdërueshme - detyra e zonjës së parë është që ta bëjë burrin e vet, president, që të duket sa më mirë. Zonjat e para po ashtu duhet të reflektojnë me vlera patriarkale, në këtë botë ende patriarkale. Ato duhet ta bëjnë burrin e vet të duket mirë, pa marrë parasysh a nënkupton kjo tkurrjen e vet dhe mohimin e të arriturave. Nuk duhet që zonja e parë ta lë nën hije presidentin. Përpos kësaj, zonjës Obama i është dashur që të ballafaqohej edhe me aspektin racor. Sikur që kishte thënë Malcolm X me aq pikëllim:"Nuk shoh kurrfarë ëndrre amerikane. Shoh ankth amerikan". Roli i zonjës Obama ishte në ëndrrën amerikane të së kaluarës, tashmes dhe së ardhmes. Shpesh thuhet se afrikano-amerikanët janë amerikanë që nuk kanë 'ditë të mira, të vjetra'. Meqë, cilën periudhë ata mund ta kujtojnë me nostalgji? Periudhën e skllavërisë? Periudhën e gjatë të luftës për të drejta qytetare? Apo, disavantazhin ekonomik dhe racizmin që lanë këto periudha?

AJO E PËRSHKRUAN VETEN SI 'SKLLAVE'

Por, mu për shkak të kaosit të errët të këtyre periudhave, figura e Michelle Obama-s bëhet aq e parrezistueshme. Në librin "Becoming" - librin e parë i cili sjell rrëfimin e saj, nga perspektiva e saj - ajo zbulon se jeta e saj është një lloj alkimie. Fëmijëria e saj, rritja në anën jugore të Çikagos, rikujtohet me një lloj vetmie amerikane: një familje e fortë me katër anëtarë, që jetonin në një apartament me një shtrat në katin e dytë, derisa ai në katin e parë ishte zënë nga mësuesi i saj i pianos, xha Robbie. Familja e saj punonte shumë dhe i çonin gjërat përpara. Sikur Michelle Obama të ishte britanike, atëherë rrëfimi i saj do të kishte karakter klasor. Ajo e përshkruan veten si 'skllave'. Më pas, pasi që u martua, ajo filloi një jetë ndryshe. Dhe, kur erdhi momenti që të bënte kampanjë me burrin, ajo kuptoi se detyra e saj ishte kryesisht ta ndante këtë rrëfim me "njerëzit të cilët përkundër dallimit në ngjyrë të lëkurës, ma kujtonin familjen - postierët që kishin ëndrra të mëdha, sikur gjyshi i saj; mësuesit e pianos sikur Robbie; nënat e shndërruara në skllave të shtëpisë që ishin aktive në Asociacionin e prindërve; punëtorët fizikë që janë të gatshëm të bëjnë çdo gjë për familjet e tyre, sikur im at. Nuk kisha nevojë të ushtroja, as të përgatisja tekst. Thosha vetëm atë që sinqerisht ndjeja".

EDHE GJATË PRESIDENCËS NUK E HUMBI SENSIN E VETVETES

Shkrimtari Ta-Nahesi Coates, i pranishëm në të gjitha këto ngjarje, e keqkuptonte shpesh atë për të racës së bardhë. Ai kishte shkruar në librin e tij "Ishim tetë vjet në pushtet", falë një rinie idilike. Por, pjesa kryesore e tregimit të Obamës rreth racës, nuk vjen nga perspektiva e saj, por nga ajo e shumë komentatorëve që kishin shndërruar racën e zezë, në armë kundër saj. "Mos i leni zezakët të na e marrin pushtetin", kjo ishte një parullë që mund të dëgjohej në shumë vende. Por, po ashtu, në ballinën e revistës "The New Yorker", Michelle Obama ishte paraqitur si panterë e zezë, e armatosur. Libri "Becoming" paraqet një shprehje 400 faqesh e doktrinës së saj esenciale, pa komprometuar një nivel freskues të ndershmërisë rreth asaj që politika i ka bërë asaj. Deri më tani i kam lexuar të dy librat e Barack Obama's, por libri i Michelles është sikur një pjesë e realitetit që mungon në narrativën e burrit. Ka detaje brilante nga jeta e tyre e dashurisë. Flitet edhe për momente të vështira, sikur që është aborti, apo vështirësitë bashkëshortore. Është vështirë të jesh cinik qoftë rreth fuqisë së karakterit të Michelles, apo autoritetit të saj. Libri i saj konfirmon atë që ishte evidente gjatë kohës sa ishte zonjë e parë, ku as gjatë kësaj kohe ajo nuk e humbi sensin e vetvetes. "Bota politike nuk ofronte vend për njerëz të mirë, përpos për të kuqen e shëmtuar kundër së kaltrës dinamike", ku poshtërsia e kësaj të fundit kishte ndikuar shumë te ajo. Në libër, ajo po ashtu iu jep fund njëherë e mirë spekulimeve rreth kandidimit të saj të mundshëm për postin e presidentit të SHBA-së. "Meqë njerëzit shpesh më pyesin, do ta them këtu direkt: nuk kam kurrfarë qëllimi që, kurdoqoftë të garoj për postin e presidentit". Libri "Becoming" është publikuar nga Viking". Çmimi është 15 funte. 

 

(Kosova Sot)