Kim Mehmeti merr çmimin e madh të karrierës

  • 19 November 2018 - 08:14
Kim Mehmeti merr çmimin e madh të karrierës

Shkrimtari Kim Mehmet është vlerësuar me çmimin e madh të Karrierës në edicionin e 21 të Panarit të Librit. Shkrimtari është vlerësuar me romanin "Pusi" nga Mapoedition me motivacionin "Për stilin origjinal në krijimin e polifonisë artistike që karakterizon romanin "Pusi" si dhe gjithë veprat e tij letrare". Më herët Mehmeti pati gjatë këtij panairi dhe promovimin e kolanës së plotë të veprës së tij nga Logos A. Çmimi për krijimtarinë origjinale më të mirë të vitit shkoi për autorin Brajan Sukaj për romanin "Ciklopi", kurse çmimi për përkthimin më të mirë shkoi për Donika Omarin për përkthimin e romanit "Nga ana e princeshës së vdekur" të autores Kenize Mourand.. Çmimi inkurajues iu dha dy krijuesve të rinj Iva Nikolli me romanin "Vetëm për ty" dhe Flogerta Krypi me romanin "Gjithçka rreth asgjësë". Poeti Zef Skiro Di Maxho u vlerësua me çmimin special për "Poema Arbëreshe". Kurse çmimin për shqipërimin më të mirë nga gjuha franceze i shkoi Ilia Lëngun, për përkthimin e veprës "Të drejtët" nga Albert Camy.

 

(Kosova Sot)