Mbahet Festivali 'Lyra Fest'

  • 19 November 2018 - 12:51
Mbahet Festivali 'Lyra Fest'

Festivali i këngës për fëmijë "Lyra Fest" është themeluar në vitin 2007 nga OJQ Neo Musica në Gjakovë. Sivjet realizohet edicioni i 12-të duke krijuar traditë në qytetin e Gjakovës. Në mbrëmjen e 23 nëntorit do prezantohen 18 këngë të papublikuara më parë nga fëmijë të talentuar dhe autorë këngësh tashmë të njohur në skenën muzikore mbarë shqiptare. Festivali fillon në ora 18:00 në Pallatin e Kulturës Asim Vokshi në Gjakovë. Duke përfshirë dhe këtë vit numri i këngëve pjesëmarrëse kalon mbi 220 me autorë të ndryshëm nga të gjitha vendet ku jetojnë shqiptarët. Lyra Fest ka karakter garues dhe fëmijët pjesëmarrës janë nga mosha 5 deri në 13 vjeç. 

 

 

(Kosova Sot)