Doli e Goranci, me koncert mbresëlënës

  • 19 November 2018 - 14:05
Doli e Goranci, me koncert mbresëlënës

Një mbrëmje mbresëlënëse artistike është mbajtur në kishën katolike shqiptare para komunitetit shqiptar dhe austriak në Vjenë të Austrisë. Nën tingujt e violinistit të mirënjohur Shkëlzen Dolit dhe mezosopranos Flaka Gorancit, në Vjenë të Austrisë filloi kremtimi i 25- vjetorit të themelimit të Misionit Katolik Shqiptar në Austri. Dy artistët tanë të udhëhequr nga dirigjenti Michael Maciaszczyk dhe orkestra e Dhomës për rreth dy orë para publiku shqiptar dhe austriak, dhuruan një koncert të paharrueshëm të muzikës klasike duke interpretuar vepra të njohura të kompozitorëve me famë botërore e deri të veprat e pavdekshme shqiptare si: Baresha e kompozime tjera shqiptare.

 

(Kosova Sot)