Lufta shpesh e dramatizuar midis dy mbretëreshave britanike

  • 20 November 2018 - 09:21
Lufta shpesh e dramatizuar midis dy mbretëreshave britanike

Saoirse Ronan luan rolin kryesor dhe Margot Robbie luan rolin e mbretëreshës Elizabeth, në dramën periodike të regjisores Josie Rourke, me skenar të Beau Willimon dhe me premierë në "AFI Fest" Beau Willimon kërcen nga një shtëpi fiktive e letrës te lojërat historike të froneve në filmin "Mary Queen of Scots", një pikëpamje femërore e luftës shpesh të dramatizuar midis dy mbretëreshave britanike në shekullin XVI. Për gati 500 vjet, shkrimtarët kanë injoruar faktin se dy kushërirat nuk ishin takuar kurrë, ku nuk bën përjashtim as Willimon, derisa ai dhe regjisori debutues, Josie Rourke, sjellin rivalitetin mbretëror derisa luajnë edhe në kartën e solidaritetit femëror, që ballafaqohet me lojërat mashkullore për pushtet dhe me dredhitë fetare. Debutimi regjisorial i Rourke-s Saoirse Ronan dhe Margot Robbie shkëlqejnë në këtë film me rrëfim interesant. Bëhet fjalë për rrëfimin tragjik rreth dy femrave të mençura, ku që të dyja kishin pretendime të besueshme, edhe pse problematike ndaj fronit anglez. Kjo storje është vënë në ekran të vogël dhe të madh disa herë deri më tash, ku sidomos mbahet mend viti 1936 me aktoren Katharine Hepburn në rolin e Mary-s së Skocisë, me regjisor John Ford dhe me Florence Eldridge në rolin e Elizabeth-ës. Një ekranizim tjetër ishte ai i filmit "Mary, Queen of Scots" me aktoret Vanessa Redgrave dhe Glenda Jackson dhe me regji të Charles. Dallohet edhe filmi i vitit 2007, kur Cate Blanchett dhe Samantha Morton bashkëpunuan për mrekulli me regjisorin Shekhar Kapur, në filmin "Elizabeth: The Golden Age". Më pak i njohur është filmi i vitit 2013 "Mary Queen of Scots" nga regjisori zviceran Thomas Imbach, me aktoren Camille Rutherford në rolin kryesor. Përpos që sjell dy aktore të njohura në rolet kryesore, filmi i ri shërben edhe si debutim regjisorial për Rourke, drejtorin artistik të kompanisë së njohur teatrore nga Londra, "Donmar Warehouse". Fanatizmi religjioz Shpesh ndodh që, një film historik, shfaqje, a libër, zbulon aq rreth një epoke në të cilën është shkruar, saqë tregon edhe rreth subjektit të vetë veprës, gjë që vlen edhe për filmin në fjalë. Përkundër ngjashmërive midis dy pretendenteve për fronin anglez, një gjë ato i ndanë, e ky është fanatizmi religjioz. Ngjarja është e komplikuar, por Mary, si e vogël, ishte dërguar në Francë dhe ishe bërë mbretëresha katolike e Francës dhe Skocisë, derisa Elizabeth u bë mbretëresha protestante e Anglisë. 

(Kosova Sot)