SHKUP "Martesa" zgjidhet filmi më i mirë në CineBallkan

  • 20 November 2018 - 12:34
SHKUP

Filmi "Martesa" me regji të Blerta Zeqirit ka fituar çmimin "Filmi më i mirë" në Garën CineBalkan të Festivalit të filmit evropian Cinedays në Shkup. 'Martesa' flet për një trekëndësh dashurie pranë dhe gjatë një martese. Në rolet kryesore të filmit janë Alban Ukaj, Adriana Matoshi dhe Genc Salihu. Filmi 'Martesa' është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, është prodhim i kompanisë 'Beze' me producent Keka Kreshnik Berisha. Përveç QKK-së, "Martesa" u përkrah edhe nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë e Shqipërisë.

(Kosova Sot)