Politika zbeh aktivitetet për 8- vjetorin e pavarësisë

  • 09 February 2016 - 10:39
Politika zbeh aktivitetet për 8- vjetorin e pavarësisë

Kriza politike në vend reflekton edhe në aktivitetet kulturore

Vlerat kulturore kanë mbetur nën hijen e zhvillimeve negative në Kosovë

“Regresi i shënuar në të gjitha poret e jetës, si rezultat i një politike të gabuar në raport me qytetarët e vendit, ka ndikuar negativisht në frymën e interesimit dhe optimizmit që në këtë përvjetor të kemi një përvjetor të hareshëm”, ka thënë shkrimtari Argjend Hasani

Tetë vjetori i pavarësisë së Kosovës do kalojë nën hijen e zhvillimeve politike në vend. Sipas të gjitha gjasave, ashtu edhe siç është paralajmëruar protesta e opozitës do të jetë madhështore. Kurse të hënën asnjë nga institucionet kulturore nuk kanë bërë publik për ndonjë aktivitet kulturor për festimin e tetë vjetorit të pavarësisë së Kosovës. Organizimi i ndonjë aktiviteti të mundshëm nga institucionet do të ndodhë “ad hok”, kurse Qeveria ka ndarë fondin dhe ka caktuar Këshillin Organizativ dhe për këtë qëllim janë ndarë 70 mijë euro për mbulimin e aktiviteteve kulturore. Edhe më e varfër do të jetë skena kulturore e pavarur për ditën e pavarësisë, duke bërë kështu që ditëlindja e tetë e Shtetit të Kosovës të jetë e zbehtë për shkak të problemeve politike nëpër të cilat po kalon vendi. Janë pikërisht politikat e gabuar kulturore qeveritare, të cilat vetëm në momentet e fundit caktohen për festimet kombëtare që po ndikojnë në zbehjen e festimeve për pavarësinë e vendin, duke mos u mundësuar institucioneve përgatitjen e programeve apo aktiviteteve speciale, por i detyron ato që më shumë të improvizojnë... (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)