Kryeqyteti mbetet pa “Këndin e librit”

  • 12 February 2016 - 10:28
Kryeqyteti mbetet pa “Këndin e librit”

Komuna e Prishtinës nuk e mban premtimin për librashitësit në rrugë

Detyrohen të shesin librat në mot me shi e borë

“Kërkesa jonë është që ne të mos largohemi nga sheshi, pasi arteria jonë është qarkullimi në shesh, që e mundëson edhe veprimtarinë tonë. Nëse Komuna tenton të bëjë  ndryshime ose një lëvizje tjetër, vetëm sa do të fillojnë problemet për ne“, ka thënë Zeneli

Komuna e Prishtinës vazhdon të mos ketë një zgjidhje, apo deri më tani nuk e ka bërë publike rreth caktimit të “Këndit të librit” në kuadër të shëtitores “Nënë Tereza“. Për më se një dekadë shitësve ambulantë të librit në kryeqytet u është premtuar se do t’u caktohet një vend i veçantë, në kuadër të sheshit për të tregtuar librin. Mirëpo, deri më tani një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Vite më parë, kur u vendos që sheshi “Nënë Tereza” të mbyllet për automjete, u caktua edhe një vend për librashitësit ambulantë, që ishte menduar të ishte në krahun e majtë të hotelit “Grand”, në mes të shesheve “Nënë Tereza”, “Zahir Pajaziti” dhe “Edit Durham”. Zvarritje me vite, idetë e shumta, dhe mosbërja asgjë për ‘Këndin e librit’ nga zyrtarë të Komunës , po shihet edhe si një dështim tjetër i Komunës së Prishtinës në fushën e kulturës. Për librashitësit dhe njohësit e rastit, Komuna duhet të punojë dhe përfundojë së jetësuari planin për bërjen e “Këndit të librit”...  (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)