Hasan Prishtina edhe në burg gjatë marsit të vitit 1913 e tronditë diplomacinë evropiane

  • 14 February 2016 - 08:46
Hasan Prishtina edhe në burg gjatë marsit të vitit 1913 e tronditë diplomacinë evropiane

Eksluzive: PLANET SEKRETE PËR KRIJIMIN E “VATIKANIT II” NË STAMBOLL, PËRMES LUFTËS “ÇLIRIMTARE” SHQIPTARE 1909-1914 (2)

KISHTE INTERISIM TË DIPLOMACISË RUSE DHE FRËNGE PËR TA KRIJUAR “VATIKANIN II”

Diplomacia ruse dhe frënge do të interesohet që ta neutralizojë Stambollin përmes shqiptarëve. Stambolli më 1909 ishte paraparë që të krijohet si një “Vatikan II”. Projekti i këtij synimi është në Arkivin e një kishte ortodokse në Ballkan që mbahet si flamurtare përfaqësuese për krijimin e ‘Vatikanit II’, ose qendra me përparësi krishtere siç mendohej deri më 1054. Por, kjo ide e lindur më 1909, do të prolongohet në fillim të vitit 1914. Ideja do të ringjallet në një version tjetër nga Anglezët dhe Francezët më 1916, por pa pjesëmarrjen direkte të rusëve. Edhe kjo përpjekje mbeti “asnjënjëse”, sepse kishat protestante në Angli kishin koordinata tjera religjioze, me dallim të atyre Frënge që donin me çdo kusht “Vatikani II”, të mbetet nën ndikimin e “Vatikanit I”.

Shhkruan: Prof.Dr. Hakif Bajrami

Rrethanat e kohës dhe lufta heroike e Turqisë (1919-1923) e kthyen historinë aty ku ishte, dhe Stambolli mbeti “neutral”, as me Peterburgun e as me Parisin. Londra nuk kishte anime të sakta se çka do të ndodhë, po të ndodhte “marshimi i shqiptarëve kah Stambolli në krye me Hasan Prishtinën” në fund të viti 1913 dhe fillim të vitit 1914. Por ngjau e kundërta, nga Stambolli marshuan 300 oficerë shqiptaro-turk, për ta kthyer çdo pëllëmbë të tokave shqiptare nën “syzerenintetin e Padishahut”.  Pse ndodhi kjo ndërmarrje mu gjatë dimrit 1913/14? Mbetet pyetje e pyetjeve që përgjigjja do të jepet në një libër të shkruar tani para përfundimit. Por, Hasan Prishtina mbetet i pastër si loti në këto lojëra plotë intriga fetare dhe politike.

 

Hasan Prishtina nuk ra në kurthin e rusëve dhe grekëve

E vërteta, diplomacia ruse do të dekoncentrohet me krizën armene 1913-1916. Ajo kishte llogaritur shumë se Hasan Prishtina nuk do ta falë kurrë ekspeditën e Shefqet Turgut Pashës, kundër shqiptarëve të Vilajetit Kosovës dhe më gjerë më 1910/11. Hasan Prishtinën, Peterburgu e kishte cilësuar si hakmarrës të denjë. Mëtej, diplomatët rusë llogaritë i kishin varur edhe në sjellë e Hasan Prishtinës, ndaj Sulltan Reshatit V, që e kishte vizituar Kosovën në qershor 1911. Sjelljet e parisë shqiptare: “Qëndrimi i Hasan Prishtinës në Gazimestan dhe mosardhja e Isa Boletinit që të takohet me Sulltanin e kishin nxitë tejmasje diplomacinë franceze dhe atë ruse, që të “përfitohet paria shqiptare”. Me gjithë këtë diplomatët me përovojë rusë dhe francezë e dinin fare mirë ndikimin e Hasan Prishtinës në popull, por kishin vërejtje se fuqia e tij nuk mbështetej në asnjë parti politike, që do të kishte shtrirje horizontale në tërë Vilajetin e Kosovës. Ajo parti e Hasan Prishtinës, do të kishte një hierarki vertikale në çdo kaza dhe nahi. Për organizimin e një partie të tillë, me program socialdemokrat si ishte vlerësuar Hasan Prishtina, francezët dhe rusët ishin në gatishmëri që t` i ndihmojnë, kuptohet gjithnjë me kushte dhe vartësi të mëtejme, siç veprohet në këto raste gjithëmonë. Me gjithë këtë ishte llogaritur se Bjaram Curri, Isa Boletini dhe Idriz Seferi, së bashku me Said Hoxhën dhe Nexhip Dragën, të stacionuar në Shkup, do ta përktrahënin Hasan Prishtinë në çdo veprim sikurse më 1910 dhe 1912. Shansat e Hasan Prishtinës se do ta kryente detyrën që e kishin planifikuar rusët, sidomos kisha, i shihnin në ofertën që Hasanit t` i ndihmohet me oficerë profesional, sikurse që ishte ndihmuar Aleanca ballkanike më 1912. Aq më parë kur kjo “ndihmë” shoqërohej edhe me financa dhe armatim të rëndë dhe të lehtë me veçori ofensive. Me fjalë të tjera, në dokumentet sekrete ruse dhe frënge, Hasan Prishtina më 1913, ishte cilësuar si lojtar i madh për vepra të mëdha. I tërë aksioni i planifikuar “përmes Hasan Prishtinës që të marshohet drejtë Stambollit”, në Peterburg ishte koduar me shifrën “Vatkani II”. Por, jo vetëm rusët por edhe francezët më 1913, këtë mundësi që të realizohet përmes Hasan Prishtinës, e kishin konsideruar më 1914 si “Paln të vdekur”. Ishte nxierr ky konstaim, sepse në Kongresin e Trieshtës (1913), shqiptarët kishin deshmuar intolerancë të lartë politike, madje edhe rreligjioze dhe krahinore.Në këtë Kongres shqiptarët pjesëmarës ishin në dijeni se janë dy agjent të lartë francez aty, por nuk ishin të vetëdishëm se Londra po e merrte primatin sërish për caktimin e fatit të Ballkanit. Në këtë rrethana për Rusinë ortodokse do të shënohet një përparim më 1914 kur Mbretria e Serbisë do të lidhë Konkordat me Vatikanin. Ky konkordat i jepte shpresë Kishës Ortodokse ruse, por jo qendrës katolike frenge dhe këtu bëheshin lidhjet e shkurta të rrymave rreligjioze, për të mbetur Stambolli “neutral”, me një çmim që pas vitit 1917 mendohej tërësishtë ndryshe: “Vatikani II” pa Rusinë. E vërteta prap plasaritjet rreligjioze nën “rrogoz” në mes francezëve dhe anglezëve do të mbesin si shnsa e vetma që Stambolli të mbetet i lirë dhe shqiptarët (Hasan Prishtian) nuk do të munden për të kryer punë fare.

 

Hasan Prishtina nuk ishte nacionalist konzervativ, por ishte një dmeokrat revolucionar

 Kështu ambicjet e Serbisë, për t` u përzier në “çështje të mëdha”, do të vijnë dhe shtohen. Ato ambicje do ta drejtojnë politikën dhe diplomacinë serbe në vetëvrasje, duke u implikuar në atentatin e Sarejevës përmes Shoqatës terroriste “Mllada Bosna”. Ky implikim i ktheu të gjitha planet e mëparme për Stambollin dhe rrolin e Hasan Prishtinës në pikën zero. Sipas një analize që ruhet në Arkivin e Ëjenës , e që është si kopje edhe në Beograd me kohë (nga viti 1909) ishte skicuar “Plani Vatikani II”. Atëbotë, ishte konstatuar se Hasan Prishtina me asnjë çmim nuk do të përzihet në pazaret ruso-frenge, për “neutralizimin e Stambollit”. Hasan Prishtina ishte konstatuar lufton dhe do të luftojë në çdo kohë për “një Shqipëri në katër viljete, me mundësi eventuale që atij shteti që do t` i bashkohet edhe Vilajeti i Selanikut”. Mu për këtë Hasan Prishtina, aty i kishte ble shtëpiat, të cilat sot e kësaj dite do të mbesin shtëpi “pa pronar”, pa mundësi që të legalizohen si pronë e një njeriu që krijoi histoiri diplomatike dhe politiko-ushtarake jo vetëm për Ballkanin. Po, Hasan Prishtina, do të konstaojnë diplomatët rus në fillim të vitit 1914, nuk po kuptohet nga bashkombasit e vet. Ata po e devijojnë në shumë veprime, madje edhe ata që janë të “shkolluar, por edhe ata që politikën e bëjnë duke vënë gisht. Pra edhe ata që shkruajnë me alfabete të huyjaja , edhe ata që qesin gisht, mjerisht një pjesë e vogël që nënshkruajnë shqip me vështërsi, në esencë Hasan Prishtinën nuk e kuptojnë”. Hasan Prishtinën ministri i jashtëm rus e konsoideronte si një Rene Dekart të Ballkanit në rrafshin e mendimit politik dhe filozofik racionalist. Hasan Prishtina nuk ishte nacionalist konzervativ, por ishte një dmeokrat revolucionar që e kishte krijuar koha sepse pa fuqinë e armës nuk arrihej asgjë edhe atëherë. Jo do të thot diplomati rus më 27 shtator 1913: “Hasan Prishtina kurrë nuk do të bje në gracka të korruptuara. Ky njeri krenar për origjinën dhe i pastër si loti për kah krijimi i pasurisë, me asnjë çmim nuk do të mundet askush për ta shitë, për ta ble, dhe për ta vrarë në ide dhe veprime. Do ta vrasin vetëm shqiptarët mjerana që intertes e kanë një bajrak-fis, që han buk sot për neser, e ka siguruar një at (kali), për t` u dukur më i larltë se bashkombasit e vet, në ajr-vertikalisht”.

Pse rusët nuk angazhoheshin intenzivisht për krijimin e “Vatikanit II” 1909-1914, përgjigjen duhet kërkuar në kontradiktat nën tezgë të Fuqive të Antantës, jo vetëm me boshtin por edhe më tepër në mes tyre ( Anglisë, Francës dhe Rusisë). Diplomacia ruse nuk ishte e entuziazmuar në implikimin e ndihmës për kryengritjën shqiptare 1910-1912, sepse frigohej që ngjitja e një ekipi politik shqiptar ma nuk është çështje fisi dhe familje, por e një trusti që pastaj nuk ka fuqi për t` i lëkundur nga froni i Stambollit, e pastaj çdi investim në Sofje dhe Beograd, Atinë dhe Podgoricë bje në ujë”. Fuqitë evropiane e verteta në bllok, e injoronin se shqiptarët i kishin marrë armët për të krijuar Shqipërinë e jo për ta “përtrirë të smurin në Bosfor 1909-1912, madje edhe shumë heret më parë”. Rusët tentonin për ta gozhduar Stambollin gjithëmonë , pa francez dhe anglez e që ishin aleatë, por që masoneria çifute në Bern dhe Lozanë, do ta bjë copë e grimë kah fundi i vitit 1916 këtë ide dhe këto kordinata diplomatike dhe gjeostrategjike.

 

Kisha Ortodokse Serbe dhe ajo greke me atë bullgare mëtonin ta luajnë rrolin e “Kalit të Trojës”

E vërteta, gjatë vitit 1917 kur shqqiptarët do të frymojnë ndryshe , në qarqet politike majtiste ruse, prandaj çdo gjë ishte e njohur kur u bë e njohur si realitet se Peterburgu kishte porbleme me ideologjinë përbrenda dhe aty do të amortizohet dhe do të fitojë gati për një shekull territore që njihen dhe nuk njihen. Kështu, nga 30 anatrë të Forumit më të lartë bolshevik , 29 ishin hebrejë. Këto personalitete do ta largojnë vëmendjen nga Palni “Vatikani II” , sepse druanin që ma kurrë nuk do të kishin shansë të kishte “Jude-Izrael”. Kjo profeci do të ndodhë në vijim. Afrimi i “katolocizmit” nga Stambolli –Ajasofia në anën evropiane , përball Detit Marmara dhe fare ngat ngushticës qelës të Bosforoit, me tokat e premtuara hebraike, te rusët bolshevizmi i ngritur në Koninternë, e rrezikonte në rend të parë rreligjionin e tyre nga fronti i vijës së parë. Prandaj llogaritë hebreje në Hasan Prishtinë, për Shqipëri etnike ishin me një “PO” të domosdoshme, por për krijimin e një “Halifati” të ri me qender në Stamboll e kundërshtonin me një “JO” të pashmangëshme. KJo filozofi nuk pranohej sepse “Vatikani II” do të ishte po aq i rrezikshëm për “Judenë” sa edhe Jerusalemi në duar të arabëve.

Hasan Prishtina në Stamboll , Shkup dhe Selanik 1908-1918, në vazhdimësi do të shoqërohet me 3-4 rabinë të Klubit Manastirit dhe, ideja e “Vatikani II” nuk mund të krijohej sipas rusëve nga francezët e vëndsour që synonin shkrirjën e “dy Vatikanëve” në një kohë 10 vjeqare, me një anë dhe anglezëve të dymendëshëm (dyshimtë protestant!), pa implikimin e Peteburgut. Në këto lojëra Kisha Ortodokse Serbe dhe ajo greke me ate bullgare mëtonin ta luajnë rrolin e “Kalit të Trojës” , por pa ndihmën e shqiptarëve e me përjashtim total të rabinëve dhe izolimin diskret të tyre. “Kisha e qiellit”, si quhej në “Vetmi” sinodi serb, mëtonte ta krijojë famën e “popullit të qiellit”, përmes armes dhe trurit ushtark farncez. Në këto lojra politiko-diplomatike francezo- serbe rroli i Hasan Prishtinës (popullit të tij_HB) në Planin “Vatikani II”, duhej të konsiderohej nëse fitojnë rusët si fitore e “Prirros” , sepse friga nga Ëjena dhe Berlini ishte imanente e herë permanente, rrezik që të përbihen po mos të ndihej fryma e peshpës “çelikët” nga ariu i Sibirit. Këto projeksione dualën realitet pas 28 korrikt 1914, kur filloi Lufta e Parë Botërore, prej së cilës Hasan Prishtina (populli i tij), dualën humbës të dyfsiht, pa mundësi që të integrohet Kosova dhe Çameria , madje me mundësi që të humbet i tërë shteti.

 

“Lojëra” politiko diplomatike, me kombinime tragjike

Hasan Prishtina, nuk ishte i vetdishëm se çka thuhej për rrolin e tij që kishte luajtur në kryengritjet 1910-1912 nepër Evropë. Kapitali i tij politik është nepërkambë pikërisht nga llogaritë e qendrave rreligjioze dhe fare pak nga tavolinat diplomatike. Ndërsa, për Palnin sekret “Vatikani II”, Ariu i Sibirit mendonte se Hasan Prishtina, me asnjë çmim nuk do të luante rrolin e “Kalit të Trojës”, si i ishte varë në ndergjegje pa dijeninë e tij. E vërteta, Hasan Prishtina tani më tepër e dëshironte Evropën se sa fronin në Stamboll. Prandaj, duke e perceptuar këtë qëndrim të tij , ma nuk do të llogaritët në shërbimet e tij, pa e ditur ai fare. Rusët kishin llogaritur fare qartë se nëse Hasan Prishtina në luftën e tij do të mbetej” pa Evropë dhe pa Staamboll, atëherë ai ishte konkluduar se nuk është i marrë t` i komunikohet që të luftoi për Planin “Vatikani II”, (për një at të premtuar, me të cilin si aspironin francezët, nuk do të kishte as gomar për shalë”, si e cilsonin rusët.

Derisa po zhvilloheshin si projekte këto “lojëra” politiko diplomatike, me kombinime tragjike, gazetarët zvicranë që ishin disi pranë “masonerisë së Lozanës”, do ta përpilojnë një karikaturë ku vizatohet një “Gomar me emrin “ALBANI” i Hasan Prishtinës”. Aty diku kah fillimi nëntorit 1912 , pikërisht kur burgoset Hasan Prishtina me shkokë në Shkup (3 XI 1912) karikatura do të dërgohet për botim në një gazetë jo lokale, por me renome në Beograd (“Politika”). Në atë karikaturë që nuk kam informacione se është botuar, por që ka mbetur në arkivin e gazetës, shihen se “Gomarin Albani” e rrahin me shkopinjë nga e djathta : rusi, gjermani dhe austriaku. Ndërsa kah ana e majtë e rrahin : anglezi, francezi dhe italiani. Për fat, ‘dy këmbët e prapme të Albanit janë të thyera”, por këmbët e e përparme janë fare të shëndosha. Ddhe, pse në kokë “Albani”, ka disa shenja komatoze, por jovdekje pruese. Tani për tani për Palnin “Vatikani II”, dijmë se Hasan Prishtinën dhe Ismail Qemalin e kanë informuar vllazërit Faik e Mehmet Konica, ku ishte edhe Rasih Dino.

 

Për të gjitha këto plane, për çudi diplomacia e Mbretërisë serbe prmes farncezëve (jo përmes rusëve-HB) ishte në dijeni dhe si rrezultat më 1918, nga një Serbi me një sipefaqe 45000 kilometra katror, krijoihet një Jugosllavi integrale (Serbi) me 280 000 kilometra katror.

(Kosova Sot)