Pse Prince nuk e ka yllin e vet në bulevardin e të famshmëve?

  • 01 May 2016 - 23:14
Pse Prince nuk e ka yllin e vet në bulevardin e të famshmëve?

Lajmi për vdekjen e legjendës Prince ka prekur shumë fansa të tij, ku disa prej tyre donin t'i shprehnin nderimet në Bulevardin e të famshmëve, por në këtë trotuar nuk gjendet ylli i këtij këngëtari,raporton gazeta Kosova Sot.

Por, besuat apo jo, shkak i mungesës së këtij ylli është refuzimi i vet këngëtarit. Atij i ishte ofruar dy herë mundësia që ta kishte yllin në këtë shëtitore, por ai e kishte refuzuar atë, duke thënë se "ende është herët". Ky njoftim është dhënë në "Facebook". "Donim ta nderonim këtë talent të rrallë, por për fat të keq, kjo nuk ndodhi". Anna Martinez, e cila është producente e ceremonisë në këtë bulevard të të famshmëve, thotë se ylli i Prince-it mund të vendoset edhe pas vdekjes së tij.

(Kosova Sot)