Klasikët në opera

  • 01 May 2016 - 23:18
Klasikët në opera

Në ciklin e klasikëve në opera vjen në skenë për herë të parë në Shqipëri simfonia koncerertore e Joseph Haydn. Në të variacioni solistik gërshetohet me lojën e orkestrës,raporton gazeta Kosova Sot.

Katër instrumentistët solistë të këtij koncerti, violinë, oboe, fagotë dhe violonçel, edhe pse në pamje të parë duken si të pazakontë, gjeniu Haydn, i sjell një gërshetim perfekt. "Vepra është shumë e bukur, mjaft tërheqëse nga pikëpamja e kompozimit, gjenialiteti i tij sepse ai ka gjetur momentin e duhur, tingujt e duhur, notat e duhura që çdo njëri nga instrumentistët solistë të pjesës të shpreh jo vetëm karakterin e tij dhe të instrumentit që luan, por edhe të lidhet në mënyrë të natyrshme me gjithç- ka e rrethon", thotë Fatos Bardulla, instrumentist violinë.

(Kosova Sot)