Oprah Winfrey luan rolin kryesor në filmin për Henrietta Lacks

  • 04 May 2016 - 19:23
Oprah Winfrey luan rolin kryesor në filmin për Henrietta Lacks

Oprah Winfrey pritet që ta marrë një rol të rrallë në filmin e ri që rrëfen për jetën e Henrietta Lacks-it, gruaja që me qelizat e veta ishte bërë shumë e dobishme në fushën e hulumtimeve mjekësore. Sipas 'Deadline', magnatja e medies do ta luajë rolin kryesor në filmin "The Immortal Life of Henrietta Lacks", film në të cilin do të jetë e angazhuar edhe si producente ekzekutive., raporotn Gazeta Kosova Sot

Për krijimin e këtij filmi ajo do të bashkëpunojë me Alan Ball dhe George C Wolfe. Bazuar në librin bestseller me të njëjtin titull, filmi do ta rrëfejë tregimin për Lacks-in, një grua amerikane me ngjyrë të zezë të lëkurës, qelizat kancerogjene, të së cilës ishin marrë në vitet e 1950-a, pa autorizimin e familjes së saj. Filmi do të realizohet nga perspektiva e vajzës së Lacks-it, që do të luhet nga Winfrey, e cila do të tregojë se si këto qeliza kishin çuar në zbulime mjekë- sore. 

(Kosova Sot)