Fuqua: Prania e Denzel Washington-it e bën filmin 'The Magnificent Seven' më real

  • 04 May 2016 - 19:25
Fuqua: Prania e Denzel Washington-it e bën filmin 'The Magnificent Seven' më real

Antoine Fuqua, regjisori i filmit të ripërpunuar, "The Magnificent Seven", ka thënë që ai ka insistuar që Denzel Washington ta luajë rolin kryesor, pasi që, sipas tij, në këtë mënyrë do të prezantohet më qartë dhe më drejtë e kaluara e kaubojve të Amerikës, raporotn Gazeta Kosova Sot

Washington, 61-vjeçar, që gjatë karrierës së tij e ka fituar edhe çmimin 'Oscar', është njëri nga aktorët më të suksesshëm në Hollivud dhe në ripërpunimin e këtij filmi do ta luajë rolin e Sam Chisolm-it, që është lider i grupit të kaubojve. Fuqua, 50-vjeçar, i cili ka bashkëpunuar me Washington-in edhe në filmin "Training Day", është në fazat e fundit të filmit "The Magnificent Seven", i cili do të shfaqet premierë në muajin shtator. "E kam ditur dhe e kam thënë që ky film duhet të përbëjë një ngjarje më unike. E kam ditur që ai duhet të sjellë diçka që nuk e kemi parë në të kaluarën dhe kësisoj kam thënë që Denzel-i duhet ta luajë rolin kryesor", ka thënë Fuqua. 

(Kosova Sot)