Çiftit i prishet pushimi nga vizita e padëshiruar

  • 05 May 2016 - 12:16
Çiftit i prishet pushimi nga vizita e padëshiruar

Kritikë e filmit “A Bigger Splash”

Marianne dhe Paul kishin zgjedhur vendin për ‘t’u fshehur’, por më kot

Guadagnino, me fjalë të tjera, di se si t’i dekorojë filmat, gjë të cilën e ka dëshmuar edhe në filmin e tij të fundit

Filmi “A Bigger Splash”, i realizuar nga regjisori Luca Guadagnino, e çon audiencën në një ishull italian, të mbushur me gjarpërinj dhe njerëz të bukur. Filmi është një lloj i zhanrit triler, që paraqet një yll roku, të dashurin e saj të tanishëm, ish të dashurin e saj, si dhe shumë gjëra të bukura. Herën e fundit kur regjisori Luca Guadagnino kishte bashkëpunuar me Tilda Swinton-in ajo kishte luajtur rolin e një gruaje, që përcëllohej nën rrezet e diellit milanez në filmin “I Am Love”. Kësaj here zonja Swinton luan rolin e një ylli të rokut - Marianne Lane – që pak kohë pas hapjes së filmit paraqitet duke u rrezitur në afërsi të një pishine, derisa i dashuri i saj, Paul (Matthias Schoenaerts), i qëndron pranë.

Ata përbëjnë një çift mjaft joshës, derisa, pa kaluar shumë kohë, audienca e kupton që Marianne para pak kohësh i ishte nënshtruar një operacioni të rrezikshëm në fyt që, përveçqë i kishte shkaktuar probleme me karrierën, për pak sa nuk e kishte lënë të paaftë për të folur, shkruan sot gazeta "Kosova Sot".

S’ke ku fshihesh...

Rehatia dhe intimiteti i Marianne-s dhe Paul-it pengohen nga arritja e papritur e një miku të vjetër, producentit muzikor Harry (Ralph Fiennes), një llafazan i cili shfaqet bashkë me vajzën e tij, Penelope (Dakota Johnson). Penelope është një vajzë që së fundmi e ka kuptuar që Harry është babai i saj dhe tani, për arsye krejtësisht të panjohura, që e rrisin edhe më shumë misterin e ngjarjes, ai e dërgon vajzën e tij në këtë hapësirë piktoreske pa rezervuar ndonjë hotel, gjë që bën që ai të ndeshet me Marianne-n dhe Paul-in në vendin që ata e kishin zgjedhur për ‘t’u fshehur’.

“A Bigger Splash” është i bazuar në filmin e Jacques Deray të realizuar në vitin 1959 “La Piscine” (“Pishina”), film që viteve të fundit është përdorur si inspirim edhe për realizimin e shumë reklamave televizive, që si duket kanë nxitur regjisorin Guadagnino që ta risjellë filmin si të plotë, me modifikime të qëlluara.

Lidhja e hershme e dashurisë

Zotëri Guadagnino, me fjalë të tjera, di se si t’i dekorojë filmat, gjë të cilën e ka dëshmuar edhe në filmin e tij të fundit. Bota që ai e krijon është mbresëlënëse dhe aspiruese, duke shërbyer si një përkujtues i asaj që filmat gjithmonë për qëllim kanë pasur përmbushjen e dëshirave të “konsumatorëve” të tyre.

Arsyeja e habisë, ose, më mirë thënë, e tronditjes së Marianne-s nga ardhja e Harry-t bëhet e qartë për audiencën pa kaluar shumë kohë, kur zbulohet ajo që Marianne në të kaluarën ka pasur një lidhje dashurie me Harry-n, gjë e cila nuk i hiqet nga mendja as sot.

Premiera e filmit është shfaqur dje, më 4 maj. 

(Kosova Sot)