description

Robert Duvall, beniamini i Hollivudit

Publikuar: E premte 30 Korrik 2010, 12:34 1 Komente

Kur duhej të zgjidhej aktori për ta luajtur rolin kryesor të filmit “Get Low” — ku flitet për ngjarjen e vërtetë të një vetmitari shtatëdhjetëvjeçar nga Tenesi, i cili organizoi ceremoninë e vdekjes së tij derisa ende ishte gjallë, në vitin 1938 – nuk është se kishte shumë aktorë që vinin në konsiderim. Vetmitari, Feliks Bush, është një njeri i cili për katër dekada jeton në një barakë. Regjisori i filmit, Aron Shneider, ka deklaruar: “Lista jonë e aktorëve për rolin kryesor ishte e shkurtër, aty ishte vetëm emri i Robert Duvallit”.

 

Dy pyetje për

jetëgjatësinë e aktorit

Janarin që vjen, Duvall do të festojë ditëlindjen e tij të 80-të. Është aktor hollivudian tash e 48 vjet, qyshkur në vitin 1962 kaloi nga teatri në film, me rolin e Bu Redlit në filmin “To Kill a Mockingbird”. Ai bën pjesë në mesin e aktorëve të paktë elitë, të cilët vazhdojnë të punojnë me thuajse të njëjtin intensitet edhe në dekadën e tetë të jetës së tyre. Në këtë grup bëjnë pjesë edhe Klint Istvud, Majkëll Kejn, Morgan Friman dhe Entoni Hopkins. Të mos e harrojmë as Xhin Hekmenin dhe, duket se nuk ka të tjerë.

Jetëgjatësia e Duvallit shtron dy pyetje. Së pari, çka ka bërë ai gjatë jetës së tij aq mirë, sa që i ka dhënë një jetë të tillë të gjatë dhe, së dyti, a shihet në horizont ndonjë përfundim i mundshëm i karrierës së tij. “Kjo gjë pritet, do të ndodhë”, tha Duvall në lidhje me pyetjen e dytë. Por, përkundër kësaj, ai ka disa projekte për filma të ardhshëm para vetes, duke bërë me dije se nuk i ngutet për të dalë në pension. Për të dhënë një përgjigje në lidhje me jetëgjatësinë e Robert Duvallit, ndoshta duhet të fillojmë nga rolet të cilat ai i ka luajtur gjatë viteve. Filloi me aktrim viteve 1950, por në Hollivud erdhi si aktor i formësuar. Arriti famën viteve 1970 krahas kolegëve, si Al Paçino, Dastin Hofman dhe Robert De Niro, duke sjellë një energji të re në film. Ky grup aktorësh nuk ishin thjeshtë yje, sikur Erol Flin ose Klark Gejbëlll, por ata identifikoheshin me çdo rol që luanin.

 

Suksesi me rolet në filmat e luajtur

Me gjithë suksesin e arritur me rolet në filmat “Countdown” (1968) dhe “THX 1138” (1971), roli në filmin e Francis Ford Kopolës “Godfather” (1972), i dha rastin Duvallit që të vejë në pah tërë talentin e tij. Në vitin 1979, Duvall mori role krejtësisht të tjera, duke luajtur rolin e dy ushtarakëve: Bull Mekum në filmin “The Great Santini” dhe lejtënant Kilgore në “Apocalypse Now”.

Duvall mendon se çdo aktor ka procesin e tij të formimit, i cili është unik. Ai mendon se, për të qenë aktor i mirë, nuk është e thënë se ke nevojë të ushtrosh. Aktrimi nuk ushtrohet, ai posedohet.

Për Robert Duvallin, si kolegët e tij aktorë, po ashtu edhe regjisorët, kanë fjalët më të mira.

Bile, regjisori Kopola, në një rast ka thënë se “është vështirë të vërehet dallim midis liderëve të suksesshëm dhe aktorëve të zottë”. Duvall ka deklaruar se roli i tij i preferuar është ai i Renxherit (policit) të Teksasit, Augustus Mekre, të cilin e kishte në serinë “Lonesome Dove”.

Printo Dërgo
  • di

Komente

  • Tornado 03.08.2010 - 7:16

    keni harru me permend qe ne kete film luan edhe nje aktor kosovar Blerim Destni :) veq thash mir kishte me qene me permend....

KARAKTERE TE MBETURA

arkivi i lajmeve