TKK, vonohet renovimi
Drejtues të Teatrit Kombëtar të Kosovës janë shprehur të shqetësuar me ecurinë e ngadalshme të punimeve rreth renovimit të një pjese të hapësirave të këtij teatri. Ata shprehen të shqetësuar se firma e cila është duke kryer punimet vështirë se do të mund të përfundojë renovimin deri në afatin e caktuar, dhe kështu do t’u sjellë telashe në punët e tyre për sezonin vjeshtor.
Drejtorët e institucioneve të Kulturës, të cilat zhvillojnë veprimtarinë brenda ndërtesës, përkatësisht Teatri Kombëtar dhe Baleti i Kosovës, kanë thënë për “Kosova Sot”, se mbeten të zhgënjyer me punët e bëra rreth renovimit të hapësirave të TKK-së.
Ata fajësojnë Ministrinë e Kulturës, e cila, sipas tyre, nuk është treguar aspak transparente dhe ka anashkaluar këto dy institucione duke mos i pyetur fare për nevojat e tyre. Ahmet Brahimaj, drejtor i Baletit të Kosovës, në një prononcim për “Kosova Sot”, është shprehur i pakënaqur me punët që janë duke u bërë me renovimin e TKK-së. Sipas tij, punët janë duke shkuar shumë ngadalë dhe se dyshon se renovimi është duke u bërë si duhet.
“Me këtë vëllim të punës që është duke u bërë, ku ka ditë që nuk punohet fare, vështirë se punët do të kryhen deri në fund të gushtit”, ka thënë Brahimaj, duke shtuar se vonesat në renovimin e sallës së baletit do t’i sillnin shumë problem këtij ansambli në programin e vjeshtës. “Unë kam kërkuar që në fillim të rregullohet salla e re për baletin dhe pastaj të fillojnë punimet në sallën aktuale, e cila duhet të kthehet në skenë të vogël”, ka pohuar ai. Brahimaj ka akuzuar MKRS-në, e cila nuk ka vepruar si duhet për të detyruar punëkryesin t’i kryejë punët si duhet. “Ne kemi njoftuar MKRS-në për gjendjen, po ajo nuk ka reaguar”, është shprehur Ahmet Brahimaj. Edhe drejtoresha përgjithshme e TKK-së, Burbuqe Berisha, është shprehur e pakënaqur me ecurinë e punimeve rreth renovimit të TKK-së. “Sigurisht se nuk jam e kënaqur me vonesat që janë duke u bërë, andaj kemi dhënë një afat që deri më 20 gusht çdo gjë të jetë gati”, ka thënë Berisha. Me kritikën në adresë të MKRS-së është shprehur drejtori artistik i TKK-së, Jeton Neziraj. Ai ka thënë se renovimi i disa prej hapësirave të TKK-së është nisur me shumë ‘hile’ nga MKRS-ja. “Është një tender shumë jo-transparent dhe ku menaxhmenti i TKK-së dhe as komuniteti i artistëve nuk kanë qenë të përfshirë thuajse fare”, ka potencuar Neziraj. Ai ka thënë se punët i janë dhënë një kompanie joserioze, e cila veç kompani ndërtimi nuk mund të quhet. “Prandaj ndodhin edhe këto zvarritje pa fund. Me fjalë të tjera, tërë ky projekt është i mbështjellë me shumë të panjohura, të cilat, besoj që dikush nga stafi i MKRS-së i di!”, është shprehur drejtori artistik, i TKK-së, Jeton Neziraj. Ndërsa Beqir Beqiri, i ngarkuar nga TKK-ja për të mbikëqyrur punimet rreth renovimit të TKK-se, tha se firma “Tosi”, e cila është duke kryer punimet, është duke shkuar shumë ngadalë. Beqiri ka thënë se punët janë duke u bërë si mos më keq dhe me vonesa të mëdha. Ai ka thënë se shumë herë kanë njoftuar zyrtarët e ministrisë për ecurinë e punimeve. Ndërkaq, asnjë nga zyrtarët e MKRS-së nuk është i gatshëm të flasë për këtë çështje. Preferohet kthimi i sekretarit të përhershëm të MKRS-së, Salih Morina, nga pushimi, për të sqaruar këtë gjë. Renovimi i pjesshëm i TKK-së ka nisur një vit më parë dhe vazhdimisht është përcjellë me parregullsi, gjë që ka krijuar një pakënaqësi te menaxhmenti i TKK-së.
I. Vatovci
- Lindzi Lohan: Prej filmit ‘Machete’ deri te filmi ‘më ofendues’
- Shfaqje për identifikim të seksit dhe gjinisë
- MKRS-ja, përparësi ‘Kosovainfestit’
- Abdullah Gërguri, piktor i veçantë në restaurimin e pikturave murale
- Administrata, me defekte të thella gjuhësore
- Opusi i filatelisë prej 100 mijë
- ‘Black Swan’ hap Festivalin e Filmit në Venedik
- Toni Bler: Memoaret
- Pritet reportuar i pasur
- Biografia mund ta zemërojë Sarkozin
- Rejnolds dhe Kuper, në një komedi aksion
- Fillestarët dhe shfaqjet e reja tronditin çmimet ‘Emmy’
- ‘Last Excorcism’ e kalon filmin ‘Takers’
- Bilbili i Kosovës, visar i kombit
- Një libër në dy gjuhë, kushtuar Nënë Terezës
- Arkeologët gjejnë portën e Perandorisë së Vikingëve
- Filmat e Najtlit dhe Kidmanit do të shfaqen në festivalin e Romës
- Peja kërkon ngritjen e një objekti të ri bibliotekar
- Mullirit të Haxhi Zekës do t’i kthehet pamja e dikurshme
- Regjisori që injoroi Holivudin





ad_d.jpg)


Komente