Letra prekëse e një vajze të sëmurë nga kanceri

  • 12 May 2016 - 17:11
Letra prekëse e një vajze të sëmurë nga kanceri

Tregohet dhembja, por edhe dëshirat e saj fëmijërore

Këtë verë i nënshtrohet një trajtimi esencial kundër sarkomës Ewing

Britanikja Marley Cass do të shkojë për trajtim mjekësor në SHBA, derisa prindërit i kanë premtuar se do ta çojnë edhe në “Disney World”

Një vajzë, e cila është duke luftuar me një formë të rrallë të kancerit të eshtrave, ka shkruar një letër prekëse nga shtrati i saj në spital, ku shihet dhembja, por edhe dëshirat e saj fëmijërore.

Marley Cass do të shkojë në SHBA këtë verë, me qëllim që t’i nënshtrohet një trajtimi esencial kundër sarkomës Ewing, por ajo thotë se mezi pret që ta vizitojë qendrën argëtuese “Disney World”.

Kjo vajzë 12- vjeçare është subjekt i një kampanje, e cila ka për qëllim që të mbledhë para, për t’ia mundësuar asaj trajtimin nga i cili i varet jeta, shkruan sot gazeta "Kosova Sot".

Image

“Jam e ngazëllyer që po shkoj në SHBA”

Marley, e cila vijon shkollën “Malet Lambert” në Ist Hull, e ka postuar një letër të shkruar me dorë, në llogarinë e saj në “Facebook”.

Ja çka thuhet aty: "Tung, emri im është Marley, kam 12 vjet dhe vuaj nga kanceri. Kam qenë tepër sëmur dhe kam pasur dhembje të mëdha, prandaj nëna ime më dërgoi në spital. Më bënë analiza të shumta dhe mjekët zbuluan se kisha një kancer eshtrash. Ky lloj i kancerit quhet sarkoma Ewing. Do të bëj më mirë, por më duhet që të shkoj në një spital në Amerikë. Kjo është paksa e frikshme, meqë mua dhe nënës do të na duhet që të qëndrojmë atje për nëntë javë. Jam e ngazëllyer që po shkoj në SHBA, meqë do ta kem rastin që ta vizitoj “Disney World”-in".

Image

Marley, aktualisht, është duke bërë një kimioterapi intensive 16- javore

E ëma e Marley-t, Phillippa Birnie, 36 vjeçe, kishte dërguar shumë herë vajzën te mjeku, pasi ajo ankohej për dhembje të nyjave, ku mjekët vetëm i përshkruanin paracetamol dhe e lironin në shtëpi. Por, pasi ajo e dërgoi të bijën në Infermierinë mbretërore, në fillim të marsit, aty i treguan se nga çka vuante vajza e saj, natyrisht, pasi i bënë analiza të shumta, shkruan sot gazeta "Kosova Sot

E ëma thotë se kishin vendosur menjëherë t’ia tregonin të vërtetën të bijës, por meqë ajo ka vetëm 12 vjet, nuk është ende në gjendje që ta kuptojë tërë seriozitetin e situatës.

Marley aktualisht është duke bërë një kimioterapi intensive 16- javore në Lids. Më pas, në muajin gusht, ajo pritet që të shkojë në SHBA, për vazhdim të trajtimit. Tanimë miqtë e familjes kanë filluar mbledhjen e fondeve.

(Kosova Sot)