Arrestohet Pula, kreu seks me një vajzë 14 vjeçare

  • 17 May 2016 - 23:26
Arrestohet Pula, kreu seks me një vajzë 14 vjeçare

Një i ri është prangosur pasi akuzohet për seks me një vajzë të mitur.

Nga ana e Seksionit të Hetimit dhe të Parandalimit të Krimit  në Komisariatin e Policisë Gjirokastër është bërë ndalimi i shqiptarit Neritan Pula, 20 vjeç, banues në Gjirokastër, raporton syri.net. 

Ky shtetas u ndalua pasi ka kryer marrëdhënie seksuale me 14-vjeçaren me inicialet G. C.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me të mitur”.

(Kosova Sot)