Për vrasjet në Kosovë, proces gjyqësor në Londër kundër trupave britanike

  • 23 May 2016 - 23:28
Për vrasjet në Kosovë, proces gjyqësor në Londër kundër trupave britanike

Gratë e veja të dy burrave dhe gruaja e një kirurgu të zhdukur kanë akuzuar ushtrinë britanike për shkak se pretendojnë se trupat e tyre nuk hetuan krimet në mënyrë të duhur. Bëhet fjalë për disa pjesëtarë të komunitetit serb në Kosovë.

Trupat britanike dështuan për të mbrojtur popullsinë lokale në Kosovë dhe për të hetuar siç duhet vrasjet dhe një rrëmbim në kohën kur ata u vendosën në fund të fushatës së bombardimeve të NATO-s në vitin 1999, u tha në  Gjykatën e  Lartë në Londër .

Të vejat e dy burrave  dhe gruaja e një kirurgu të shquar i cili ishte marrë  dhe nuk është gjetur që atëherë, kanë paditur Ministrinë e Mbrojtjes së Britanisë së Madhe, duke pretenduar se u janë shkelur të drejtat e njeriut.

Avokati i tyre, Kirsty Brimeloë  deklaroi  në parashtresat me shkrim të paraqitura në gjykatë se krimi kishte ndodhur në zonën ku ushtarët britanikë ishin përgjegjës për të ofruar  sigurinë e popullatës dhe ata nuk kanë hetuar në mënyrë adekuate, shkruan The Guardian.

Në Gjykatë u tha se Zoran Kontic , menaxher i një termocentrali, i cili u kishte thënë trupave britanike se i nevojitej ekspertiza e tij, u godit me thikë për vdekje në Prishtinë, pranë një baze të  Mbretërisë së Bashkuar.

Trupat e Dimitrije Milenkoviç, i cili ndihmoi për të mbrojtur të aeroportin  dhe djali i tij Aleksandar , u zbuluan nga ushtarët britanikë. Dr Andrija Tomanoviç, një profesor në shkollën e mjekësisë i cili sigurohej nga trupat britanike në spitalin e Prishtinës,  u rrëmbye në korrik 1999, transmeton lajmi.net.

Të dyja palët njohin rastin që përfshin çështje të rëndësishme , sidomos shtrirjen e juridiksionit të Konventës Evropiane për të drejtat e njeriut – duke përfshirë detyrën e ushtarëve në kontrollin e zonave përkatëse për të hetuar krimet në mënyrë efektive.

James Eadie në emër të Ministrisë së Mrojtjes, argumentoi se trupat britanike ishin pjesë e një force ndërkombëtare që vepronte nën mandatin e OKB-së.  Ai iu referua një aktgjykimi të mëparshëm Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut  se në raste të tilla, Këshilli i Sigurimit ishte autoriteti më i lartë dhe ata ishin në këtë mënyrë jashtë juridiksionit të Gjykatës Evropiane.

Avokati Brimeloë argumentoi se OKB-ja nuk ka pasur kontroll efektiv mbi forcën paqeruajtëse ndërkombëtare në Kosovë. Mbretëria e Bashkuar ka ruajtur kontrollin mbi trupat e saj në operacionet e tyre policore , dhe ata ishin subjekt i detyrimeve para Gjykatës Evropiane . Rasti pritet të shqyrtohet së paku edhe tre ditë.

(Kosova Sot)