“Nuk je vetëm!” – Tubim kundër dhunës ndaj fëmijëve

  • 24 May 2016 - 08:53
“Nuk je vetëm!” – Tubim kundër dhunës ndaj fëmijëve

Me moton “Nuk je vetëm”, dhjetëra qytetarë protestuan gjatë ditës së djeshme, në shenjë kundërshtimi për dhunën ndaj fëmijëve në Shqipëri.

Një tubim i tillë vjen pas raportimeve të skandalit në Jetimoren e Shkodrës, ku ishin raportuar abuzime me fëmijët.

Qytetarë të moshave të ndryshme, iu bashkuan protestës së djeshme, ndërsa në duar mbanin pankarta të ndryshme, në të cilët ishin shkruar mesazhe kundër dhunës ndaj fëmijëve.

(Kosova Sot)