Aksident rrugor në Podujevë, një person i lënduar (Foto)

  • 24 May 2016 - 09:29
Aksident rrugor në Podujevë, një person i lënduar (Foto)

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth ores 8:00 të mëngjesit në rrugën “Skënderbeu”, në Podujevë, me ç’rast një person ka mbetur i lënduar.

Lajmin për portalin Llapi.info e ka konfirumar Komandanti i Stacionit Policior në Podujevë, Bekim Bislimi, i cili tha se në këtë aksident janë të përfshira dy vetura.

“Dy vetura janë të involvuara. Njësia jonë kryesore iu ka përgjigj rastit. Deri tani një person është lajmruar se ka pësuar lëndime.”- tha Bislimi.

Bislimi bënë të ditur se personit të lënduar i është ofruar shërbimi në Qendrën Emrgjente në Podujevë dhe pastaj është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë (QKUK) për trajtim të mëtutjeshme.

(Kosova Sot)

aksidenti-1