Digjet një shtëpi private

  • 24 May 2016 - 09:32
Digjet një shtëpi private

Një shtëpi private është përfshirë sot nga flakët në Belsh të Elbasanit. Bëhet e ditur se zjarrfikësit kanë evituar përhapjen e flakëve në zonën përreth.

Nga flakët u rrezikua seriozisht një kopsht fëmijësh. Deri më tani janë ende të paqarta shkaqet e rënies së zjarrit. Nuk raportohen të lënduar.

Gjithashtu, mësohet se në bashkinë e Belshit mungon stacioni i shërbimit zjarrfikës, duke bërë që dy mjete të niseshin nga Elbasani për ndihmë.

(Kosova Sot)