Kapen me drogë arrestohen tre persona

  • 24 May 2016 - 10:31
Kapen me drogë arrestohen tre persona

Policia e Shkodrës, sot në orët e para të mëngjesit ka vënë në pranga tre persona të kapur lëndë narkotike e llojit kanabis sativa.

Të arrestuarit janë Bardhok dhe Nukolin Nika, përkatësisht 27 dhe 24 vjeç si dhe shtetasi me iniciale F.N 17 vjeç.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tyre, u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale me 11.7 kg drogë e llojit kanabis sativa.

Vëllezërit dyshohet se merreshin me shpërndarje dhe shitje lëndësh narkotike, ndërsa në ngarkim të tyre për ndjekje të mëtejshme të hetimeve materialet i kaluan Prokurorisë së Shkodrës për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”.

(Kosova Sot)