Coca Cola ndalon prodhimin në Venezuelë

  • 24 May 2016 - 11:25
Coca Cola ndalon prodhimin në Venezuelë

Mungesa e sheqerit ka detyruar Coca Cola-n të ndalojë përkohësisht prodhimin e pijes në Venezuelë.

Coca Cola ka thënë se furnizuesit e saj në Venezuelë “do të ndalojnë përkohësisht operacionet, për shkak të mungesës së lëndëve të para”.

Njoftimi vjen pasi birraria më e madhe në këtë vend, Empresas Polar, ka ndaluar prodhimin, për shkak të mungesës së elbit.

Ekonomia në Venezuelë është tkurrur ashpër, pasi çmimet e naftës vazhdojnë të bien.

Prodhimi i kallamsheqerit ka rënë për shkak të kontrollit të çmimeve dhe rritjes së kostos së prodhimit.

Një zëdhënës i Coca Cola-s ka thënë se kompania do të vazhdojë të prodhojë pije me më pak sheqer, si Coca-Cola Light.

(Kosova Sot)