Arrestohet 50-vjeçari, çoi 100 shqiptarë për azil në Shengen

  • 24 May 2016 - 12:53
Arrestohet 50-vjeçari, çoi 100 shqiptarë për azil në Shengen

Një 50-vjeçar u vu në pranga nga Policia e Durrësit pas hetimeve 3 mujore në bashkëpunim me Prokurorinë e Krujës pasi ka kaluar në mënyrë të paligjshme nga Shqipëria për në vendet e zonës Schengen rreth 100 persona me qëllim fitimin e azilit.

Halil Bafti nga Fushë-Kruja u arrestua në kuadër të operacionit të koduar “Schengen”.

Sipas policisë, Bafti ka mundësuar kalimin në mënyrë të paligjshme të rreth 100 shtetasve, me probleme në zonën Schengen, nga qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe të Kosovës në drejtim të Gjermanisë,  me qëllim fitimin e statusit të azilkërkuesit, kundrejt shumës 500 - 3 000 euro.

Në ngarkim të Baftit, Prokuroria e Krujës, ka nxjerrë urdhër ndalimi për konsumim të veprës penale “Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit”.

(Kosova Sot)