Analiza e mbetjeve: Në bordin e EgyptAir pati një shpërthim

  • 24 May 2016 - 12:58
Analiza e mbetjeve: Në bordin e EgyptAir pati një shpërthim

Mbetjet njerëzore të gjetura nga hetuesit e rrëzimit të avionit të EgyptAir sugjerojnë se në bord mund të ketë pasur një shpërthim.

Avioni u zhduk të enjten e shkuar nga radarët.

Mbetjet e avionit me 66 persona në bord u gjetën më vonë në det.

Por tashmë ka raportime se në mbetjet e trupave njerëzore që janë gjetur pranë vendit të supozuar të rrëzimit sugjerojnë se në avion ka pasur një shpërthim.

Ky informacion pritet të shtojë akoma më shumë konfuzionin për shkaqet e rrëzimit të avionit.

Autoritetet egjiptiane kishin raportuar në fillim se avioni është rrëzuar për shkak të një akti terrorist.

Por francezët e mohuan diçka të tillë, duke thënë se nuk ka asnjë të dhënë që të çon në këtë pistë.

Avioni po fluturonte nga Parisi për në Kajro.

(Kosova Sot)