Veseli: Kanë të drejtë të na kritikojnë, s’po punojmë sa duhet

  • 24 May 2016 - 13:34
Veseli: Kanë të drejtë të na kritikojnë, s’po punojmë sa duhet

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, e ka pranuar se Kuvendi i Kosovës nuk është duke punuar ashtu siç duhet.

Ai ka thënë se kanë të drejtë të gjithë ata që e kritikojnë Kuvendin e Kosovës për punë joefikase, pasi sipas tij, ky institucion nuk po e bënë punën siç duhet, sidomos vitin e fundit.

“Kush na kritikon veçanërisht në këtë vitin e fundit të mandatit tonë ka të drejtë. Nuk jemi duke punuar aq sa duhet. Ajo çka dua të them është se do të punojmë edhe në mënyrë më intensifikuese, veçanërisht pas liberalizimit të vizave dhe MSA-së, ne duhet t’i japim një perspektivë në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe në të gjitha institucionet e zhvillimit ekonomik”, ka thënë Veseli.

(Kosova Sot)