Vajza që filmoi skandalin e kryebashkiakut të Dibrës: Desha ta diskretitoj

  • 24 May 2016 - 16:39
Vajza që filmoi skandalin e kryebashkiakut të Dibrës: Desha ta diskretitoj

Vajza që filmoi videoskandalin e kryebashkiakut të Dibrës, Shukri Xhelili, është marrë sërish në pyetje nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. 20-vjeçarja mësohet se i ka qëndruar kallëzimit të parë ndaj kryebashkiakut të shkarkuar.

Siç raporton “News 24”, vajza është shprehur para hetuesve se e ka realizuar videon me qëllimin për ta diskretituar Xhelilin, pasi sipas saj, ai e bezdiste me telefon dhe nëpërmjet “Facebook”-ut duke i kërkuar takime.

Ajo ka thënë se filmimet i ka bërë me celular dhe më pas materialin e ka kaluar në një kartë memorie, të cilën ia ka dorëzuar medias që i transmetoi pamjet.

Mësohet se në pyetje është marrë edhe nëna e 20-vjeçares, e cila ka shpjeguar se vajza i kishte treguar për të gjitha bisedat me kreun e bashkisë, por jo për filmimin e bere. Nëna e 20-vjeçares ka kërkuar asistencë psikologjike, pasi sipas saj,  e bija është ende e traumatizuar.

Ndërsa avokati mbrojtës i Xhelilit ka ankimuar masën e sigurisë pranë Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, duke kërkuar lirimin e tij nga qelia.

(Kosova Sot)