Zbulohen vrasësit e Elton Çiçës

  • 24 May 2016 - 17:05
Zbulohen vrasësit e Elton Çiçës

Zbardhet vrasja e Elton Çiços, ngjarje e ndodhur më 1 maj 2016, në një lokal në Tiranë. Pas hetimeve të kryera, Policia e Tiranës ka zbuluar autorët e ekzekutimit dhe ka publikuar fotot e tyre në media.

Sipas policisë, vrasësit e Elton Çiçës janë Jani Naim Alia, 39 vjeç, lindur dhe banues në Tepelenë; Renato Hysni Milloshi, 36 vjeç, lindur në Berat dhe banues në Tiranë, të dy me precedentë të mëparshëm kriminalë për vepra të rënda penale. Ata janë shpallur në kërkim si persona me rrezikshmëri të lartë.

Policia e Tiranës kërkon ndihmën e qytetarëve për të bërë të mundur arrestimin e autorëve. Në dispozicion të atij që siguron informacion që mund të çojë në arrestimin e vrasësve, policia ka vënë një shumë prej 500 mijë lekësh të rinj.

(Kosova Sot)