Ja çka u vendos për Rexhep Osmanin, pas ngacmimit seksual

  • 24 May 2016 - 17:28
Ja çka u vendos për Rexhep Osmanin, pas ngacmimit seksual

Rexhep Osmani Ish Ministri i Arsimit dhe profesori i Fakultetit të Edukimit, është suspenduar nga rektori Marian Dema pas raportimit se ai kishte ngacmuar seksualisht një studente të tij.

Lajmin për suspendimin e profesorit Osmani e ka konfirmuar Afrim Hoti prorektor për bashkëpunim ndërkombëtarë në UP.

“Rektori ka marrë vendim për  suspendimin e z. Osmani deri në zbardhjen e plotë të rastit”, tha ai.

Profesorin Osmani ka provuar ta kontaktoj Gazeta Fjala, mirëpo ai ka thënë se nuk mund të flas pasi që ka pasur një kontroll mjeksore sot gjatë ditës.

Osmani, pati mohuar të ketë ngacmuar seksualisht studenten, ashtu siç ishte raportuar, por ai ka pranuar se e ka përqafuar studenten ne fjalë dhe kjo sipas tij është keqkuptuar nga ana e saj.

Ai thotë se përqafimin ndaj studentes e ka bërë meqë ka pasur lidhje familjare me të.

“Ka qenë një keqkuptim dhe s’ka pasur asgjë tjetër. Ajo që e ka keqkuptuar ka lajmëruar policinë në prill edhe kam shkuar në polici, e kam dhanë deklaratën. Çdo gjë do të jetë okay sepse prindërit kur kem biseduar [me ta] i kam sqaruar se kjo më ka thënë që i ka do të njohshëm, kushërira të miaj, dhe unë jam sjellë normalisht me të''.

(Kosova Sot)