Zbuloni deputetin shqiptar që pret fitoren e Donald Trump në SHBA

  • 24 May 2016 - 19:39
Zbuloni deputetin shqiptar që pret fitoren e Donald Trump në SHBA

Teksa kryeministri Edi Rama ka kritikuar politikën që ka ndjekur një nga emrat e mundshëm për kandidatë për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, një deputet i koalicionit të majtë i uron atij fitore të një prej posteve më të pushtetshëm të botës.

Bëhet fjalë për deputetin e PDIU-së, Dashamir Tahiri, i cili në një status në profilin e tij në Facebook uron që Trump të jetë kandidat dhe të fitojë zgjedhjet për të drejtuar SHBA.

“Uragani drejt fitores po fillon ! Nuk ka mbetur edhe shumë kohë nga zgjedhja e Presidentit të Ri në Sh.B.A e një shteti mik që gjithnjë ka qenë krah dhe shpresë lirie e Shqipërisë dhe e Çamërisë në veçanti. Le ti urojmë Z.Donald Trump Fitore dhe suksese në punën e Tij për drejtimin e këtij shteti më të fuqishëm në botë. I përgëzoj të gjithë patriotët që e mbështesin Atë…”, shkruan deputeti i PDIU-së.

(Kosova Sot)