Haki Abazi: Dikur refuzohej ceremonia e varrimit, tash ia vizitojnë varrin!

  • 24 May 2016 - 23:03
Haki Abazi: Dikur refuzohej ceremonia e varrimit, tash ia vizitojnë varrin!

Analisti politik, Haki Abazi ka reaguar ashpër ndaj vizitës që sot kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli i bëri varrit të Ibrahim Rugovës. Ai në një shënim në Facebook ka thënë se ata që pengonin ceremoninë e varrimit të presidentit, sot e vizitojnë.

Shënimi i plotë:

Vizita tek varri i Rugoves.

Turpi nuk ka fund, refuzohej ceremonia e varrimit dhe percjellja me nderime e arkivolit qe barte trupin e pajete te presideintit te pare dhe ideologut te mobilizimit per pavaresi. Tani me stilin e mafise siciliane vizitohet varri dhe shtepia. Puthja ne balle eshte trasformuar me nje buqet lule ne vend te peshkirit dhe kilogramit te kafese qe ju dergohej “tradhetareve” te vendit. Nese nuk me tradheton memorja kerkohej edhe hudhja ne ere e varrit atebote. Per kete aresyeje edhe ishte organizuar roja e varrit e cila nuk ishte vetem ceremoniale por per te ndaluar vrasjen e dysfishte edhe per se vdekuri.

(Kosova Sot)