PDK-ja nuk e lëshon drejtësinë nga dora

  • 25 May 2016 - 07:56
PDK-ja nuk e lëshon drejtësinë nga dora

Asnjë qeveri nuk po e reformon sistemin

Sundimi i ligjit mbetet një utopi në Kosovë 

“ Përveç dy emrave, të cilët i pashë të publikuar, Zenun Pajaziti dhe Gani Koci, atëherë PDK-ja po do edhe një herë ta mbajë të kapur drejtësinë dhe t’i ketë dy emra që i manipulon dhe i shantazhon lehtë dhe dy emra që i ka nën kontroll. Pra, këta mund të jenë gjithçka tjetër, por jo edhe ministra të mirëfilltë të Drejtësisë. Po ashtu, mund të jenë emra të ministrit të Drejtësisë, por asnjëherë ministra të saj. Sidoqoftë, edhe një herë po manifestohet qasja e PDK-së për ta mbajtur drejtësinë e kapur, të kontrolluar dhe gjithsesi drejtësinë e dirigjuar”, u shpreh deputeti Rexhep Selimi, shkruan sot Gazeta Kosova Sot

 

Praktikat e deritanishme kanë treguar se asnjë garniture të pushtetarëve në Kosovën e pasluftës e deri më sot nuk iu ka konvenuar dhe as që po iu konvenon fuqizimi dhe zhvillimi i sistemit të drejtësisë. Për më tepër, këto garnitura të njëpasnjëshme politike e deri te kjo aktuale që po udhëheq me shtetin, asnjëherë nuk janë marrë seriozisht me sistemin e drejtësisë. Rrjedhimisht, siç duket, kjo gjendje e rëndë pritet se do të thellohet edhe më tej, në fushën e drejtësitë që tash e një dekadë është duke u menaxhuar nga PDK-ja, që sipas njohësve të kësaj fushe, tani në prag të emërimit zyrtar të drejtuesit të ri të kësaj ministrie,  po duket edhe një herë se PDK-ja nuk e ka ndërmend që në postin e ministrit të Drejtësisë të dërgojë një ministër të dijshëm dhe me përvojë, i cili do ta zhvillonte drejtësinë e këtij sistemi. Andaj, edhe emrat e përfolur për drejtimin e këtij dikasteri nuk duket se janë seriozë, nëse kihet parasysh pesha dhe rëndësia e kësaj ministrie kaq serioze për vendin. Deputeti nga Lëvizja, “Vetëvendosje!” Rexhep Selimi, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, ka thënë se nëse i referohet asaj se pse asnjëherë PDK-ja nuk e ka marrë seriozisht drejtësinë e vendit, në fakt është pak më ndryshe. Selimi mendon se përkundrazi, PDK-ja e ka marrë shumë seriozisht, siç thotë ai, pengimin e drejtësisë, pasi kjo parti, sipas tij, për ta penguar drejtësinë e ka jetike. “Pra, është jetike e PDK-së që të mos ketë drejtësi të mirëfilltë në këtë vend edhe eventualisht të ketë drejtësi të manipuluar, të kapur dhe të kontrolluar”, thotë ai.

Pajaziti apo Koci, kandidatura të dobëta

“ Përveç dy emrave, të cilët i pashë të publikuar, Zenun Pajaziti dhe Gani Koci, atëherë PDK-ja po do edhe një herë ta mbajë të kapur drejtësinë dhe t’i ketë dy emra që i manipulon dhe i shantazhon lehtë dhe dy emra që i ka nën kontroll. Pra, këta mund të jenë gjithçka tjetër, por jo edhe ministra të mirëfilltë të Drejtësisë. Po ashtu, mund të jenë emra të ministrit të Drejtësisë, por asnjëherë ministra të saj. Sidoqoftë, edhe një herë po manifestohet qasja e PDK-së për ta mbajtur drejtësinë e kapur, të kontrolluar dhe gjithsesi drejtësinë e dirigjuar”, u shpreh Selimi. Ndërsa, sa i përket asaj se nëse kësisoj mund të pritet ndonjë ndryshim apo zhvillim i drejtësisë, Selimi nënvizon se ndryshimet në këtë drejtim mund të priten vetëm për keq. Eksperti i fushës së sundimit të ligjit, Blerim Burjani tha për gazetën “Kosova Sot” se PDK-ja dhe ky koalicion qeverisës nuk po e kanë vullnetin e duhur për të përkrahur reformimin e drejtësisë, derisa, sipas tij, një reformim i tillë mund të ndodhë vetëm nëse kushtëzohet nga faktorët ndërkombëtarë, në të kundërtën, Burjani thotë se gjendja në drejtësi do të mbetet në këtë gjendje që është tani. “Ky sistem duhet të lihet i qetë nga politika dhe ndërhyrjet në vendime eventuale, po ashtu duhet të kërkohet nga KGJK-ja dhe KPK-ja që të bëjnë vetëreformimin pa ndërhyrje. Ndërsa, reforma në drejtësi duhet të jetë thelbësore, pra në kuptimin e reformës edhe kuadrovike, në mënyrë që të rishikohet në tërësi, pasi, siç duket, shumë gjyqtarë dhe prokurorë nuk po kanë njohuri të mjaftueshme për të zbatuar drejt kodet dhe aktet e tjera në fuqi”, theksoi ai.

në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, ka thënë se nëse i referohet asaj se pse asnjëherë PDK-ja nuk e ka marrë seriozisht drejtësinë e vendit, në fakt është pak më ndryshe. Selimi mendon se përkundrazi, PDK-ja e ka marrë shumë seriozisht, siç thotë ai, pengimin e drejtësisë, pasi kjo parti, sipas tij, për ta penguar drejtësinë e ka jetike. “Pra, është jetike e PDK-së që të mos ketë drejtësi të mirëfilltë në këtë vend edhe eventualisht të ketë drejtësi të manipuluar, të kapur dhe të kontrolluar”, thotë ai.(Më gjersisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës Kosova Sot)

(Kosova Sot)