Vetëvritet një15-vjeçare

  • 25 May 2016 - 10:29
 Vetëvritet  një15-vjeçare

Një vajzë e mitur, i ka dhënë fund jetës tragjikisht.

15-vjeçarja Xh.P., ka pirë fostoksinë në banesën e saj, duke u vetëhelmuar. Adoleshentja është gjetur nga familjarët në gjendje të rëndë.

Pavarësisht dërgimit në spitalin e Elbasanit dhe ndihmës së parë të dhënë, nuk ka mundur dot të mbijetojë. Së miturës nuk i janë konstatuar dëmtime apo shenja dhune në trup. Nga të dhënat paraprake dyshohet se e reja i ka dhënë fund jetës në kushte të rënduara depresive, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të mëtejshme të ngjarjes.

(Kosova Sot)