Opozita nuk merr pjesë në seancë

  • 25 May 2016 - 10:32
Opozita nuk merr pjesë në seancë

Opoziota nuk merr pjesë sot dy seancat e Kuvendit që pritet të fillojn pas pakë, sipas burimeve të Gazetës Kosova Sot  në Kuvend nuk ka  deputet të opozitës, ndërsa po vazhdojnë të hyjnë në sallë deputetët e pozitës, raporotn Gazeta Kosova Sot.

Fillimisht do të vazhdojë seanca e javës së kaluar me shtatë piak të rendit të ditës, e cila është ndërprerë në mungesë të deputetëve.

Më pas do të nisë seanca e re plenare, ku ndër të tjerash pritet të bëhet shqyrtimi i dytë i Projektligjit për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit, 

Rendi i ditës:

I. Vazhdimi i Seancës plenare,  filluar më 18 maj 2016, me pikat e pa përfunduara:

4. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 05/L-093 për ratifikimin e Konventës për heqjen e   

    Kërkesës për legalizim të dokumenteve zyrtare të huaja (5 tetor 1961),

15. Votimi i Raportit të Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas për vitin 2015,

16. Votimi i Raportit të Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale për vitin 2015,

17. Votimi i Raportit financiar i Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2015,

18. Votimi i Raportit të punës së Komisionit të Pavarur për Miniera dhe  Minerale për vitin 2015,

19. Votimi i Raportit të punës së Agjencisë Kundër Korrupsionit për vitin 2015,

20. Votimi i Raportit të punës së Autoritetit të Aviacionit Civil për vitin 2015.

II.   Seanca  e re plenare:

1. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-096 për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit,

2. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-010 për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës,

3. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-067 për statusin dhe të drejtat e personave paraplegjik dhe tetraplegjik,

4. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-031 për Procedurën e Përgjithshme Administrative,

5. Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin  e anëtarëve të Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës,

6. Shqyrtimi i Raportit të punës së Agjencisë për menaxhimin e komplekseve memoriale të Kosovës për vitin 2015,

7. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit të Pavarur për Media për vitin 2015,

8. Shqyrtimi i Raportit të Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2015,

9. Shqyrtimi i Raportit të punës së Institutit Gjyqësor të Kosovës për vitin 2015.

(Kosova Sot)