Mustafa u kërkon ministrave që të merren me 'Ferronikelin'

  • 25 May 2016 - 10:35
Mustafa u kërkon ministrave që të merren me 'Ferronikelin'

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, në mbledhjen e sotme të Qeverisë, ka informuar kabinetin qeveritar se dje ka pasur një takim me përfaqësuesit e kompanisë ‘Ferronikeli’.

Ai ka kërkuar nga ministrat e dikastereve përkatëse që të merren me këtë çështje në mënyrë që kjo kompani të tejkalojë krizën.

Mustafa ka thënë se ata kanë kërkuar që të ju ulet kostoja e energjisë elektrike, pasi që 30 % e shpenzimeve janë në energji, ose nëse kjo nuk ndodh ata kanë kërkuar tu lejohet importi i energjisë që ata të gjejnë energji më lirë.

Pos kësaj, ata kanë kërkuar edhe lejimin e zhvendosjes së një rruge tek miniera, për të mundësuar shfrytëzimin e xehes, ndërsa pas eksploatimit ata janë shprehur do ta kthejnë rrugën në gjendjen e mëparshme.

(Kosova Sot)