Mustafa: Ligji për Paga të dërgohet në Kuvend para pushimeve

  • 25 May 2016 - 10:43
Mustafa: Ligji për Paga të dërgohet në Kuvend para pushimeve

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka kërkuar që Ligji për Paga të dërgohet në Kuvend para se të përfundoj sesioni pranveror.

Duke folur para kabinetit qeveritar, Mustafa ka thënë se Kosova ka ngecur shumë me Ligjin për pagë, andaj sipas tij, nëse procedohet më shpejtë, vendi nuk do të ketë kosto shpenzime prej 5 milionë euro për nëpunësit civil, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

“Është mirë që para pushimeve ta procedojmë këtë në Kuvend i Kosovës”, ka theksuar Mustafa.

Sipas tij, janë harmonizuar punët mes ministrive përkatësve, mirëpo ka vërejtje se nuk është saktësuar kostoja, ndonëse parimi është që shërbyesve civil mos ti ulet paga askujt.

(Kosova Sot)