Kuvendi miraton një sërë raportesh

  • 25 May 2016 - 10:53
Kuvendi miraton një sërë raportesh

Kuvendi i Kosovës ka mbajtur vazhdimin e seancës plenare, e cila mbeti në gjysmë një javë më parë për shkak të mungesës së deputetëve.

Deputetët miratuan një sërë raportesh, duke nisur nga Raporti i Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas për vitin 2015, Raporti i Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale për vitin 2015, Raporti financiar i Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2015 si dhe Raporti i punës së Komisionit të Pavarur për Miniera dhe  Minerale për vitin 2015, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Në Kuvend poashtu me shumicë votash u miratuan edhe Raporti i punës së Agjencisë Kundër Korrupsionit për vitin 2015 dhe Raporti i punës së Autoritetit të Aviacionit Civil për vitin 2015.

As në këtë seancë nuk ishin të pranishëm deputetët e opozitës, të cilët po mungojnë tash e sa muaj.

Kuvendi po i vazhdon punimet e seancës së re, e cila ka 9 pika në rend të ditës.

(Kosova Sot)