Tritol hidrocentralit Gjegjan, dy persona të maskuar lidhën rojen e objektit

  • 25 May 2016 - 11:01
Tritol hidrocentralit Gjegjan, dy persona të maskuar lidhën rojen e objektit

Një shpërthim me tritol ka ndodhur në HEC-in e Gjegjanit në Pukë gjatë orëve të natës, duke shkaktuar dëme të shumta materiale.

Fatmirësisht, nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme të shumta materiale në vlerën e 2 milionë eurove.

Mësohet se tritoli në HEC u vendos nga dy persona të maskuar. Dy autorët kishin kapur rojen e HEC-it dhe e kishin lidhur 600 metra larg vendit ku vendosën tritolin. Më pas ata u larguan në drejtim të paditur.

Nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për të identifikuar dhe arrestuar autorët. Paraprakisht mendohet se akti kriminal mund të ketë ndodhur për shkak të konfliktit me banorët për ujin.

Kujtojmë se dy ditë më parë, një shtylle të tensionit të lartë në Kukës iu vendos gjithashtu tritol, duke shkaktuar dëme materiale, raportojnë mediat në Shqipëri.

(Kosova Sot)