Kalon projektligji për luftimin e financimin e terrorizmit

  • 25 May 2016 - 11:58
Kalon projektligji për luftimin e financimin e terrorizmit

Kuvendi i Kosovës në seancën e sotme ka votuar për Shqyrtimin e dytë të Projektligjit nr. 05/L-096 për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimin e terrorizmit.

Në seancën e sotme po ashtu  janë miratuar gjashtë raporte, për të vazhduar me seancën e rregullt me një tjetër rend dite, e cila ka nisur me mospajtime deputetësh.

Ndërsa për mungesë të ministrit në detyrë të Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, i cili duhej të ishte raportues, u shty Shqyrtimi i Projektligjit nr. 05/L-093 për ratifikimin e Konventës për heqjen e kërkesës për legalizim të dokumenteve zyrtare të huaja (5 tetor 1961).

(Kosova Sot)