Kartëmonedhë 50 eurosh false shfaqet në Prishtinë

  • 25 May 2016 - 12:48
Kartëmonedhë 50 eurosh false shfaqet në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se një femër, punëtore e një banke (Lagjja e Veternikut – Prishtinë), dje kishte raportuar se një mashkull, shtetas i Kosovës, shqiptar, kishte dorëzuar një kartëmonedhë 50 eurosh, e cila ka rezultuar të jetë false, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, njësia përkatëse policore ka bërë konfiskimin e monedhës dhe rasti është duke u hetuar. 

(Kosova Sot)