Asgjësohen 3860 rrënjë kanabis në Vlorë

  • 25 May 2016 - 12:53
Asgjësohen 3860 rrënjë kanabis në Vlorë

Policia e Vlorës ka zbuluar dhe asgjësuar rreth 3 860 rrënjë kanabis të mbjella në fshatrat Llakatund dhe Karbunarë. Bimët narkotike ishin të mbjella nëpër sipërfaqe toke pa pronarë, në mes të pyllit, si dhe të shtrira anës lumit të Shushicës, me lartësi nga 20 cm deri në 40 cm. Policia bëri asgjësimin e tyre me djegie.

Ndërkohë, po punohet për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve.

Gjithashtu, Seksioni për Narkotikët ka arrestuar një person të shpallur në kërkim që në vitin 2006, shtetasin Agim Qejvani, 45 vjeç, banues në fshatin Risili të Vlorës, raportojnë mediat shqiptare.

Ky shtetas është dënuar me 3 vite burg për veprën penale kultivimi i bimëve narkotike.

(Kosova Sot)