Poposki për „Le Figaro“: Maqedonia i plotëson kriteret për anëtarësim në NATO dhe BE

  • 25 May 2016 - 12:55
Poposki për „Le Figaro“: Maqedonia i plotëson kriteret për anëtarësim në NATO dhe BE

Në një intervistë për „Le Figaro“ të Parisit, ministri i jashtëm Nikolla Poposki, ka theksuar se „Maqedonia i plotëson kriteret për anëtarësim në NATO dhe BE, pa përparuar në këtë rrugë, me çka nxehet kriza politike“, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Kjo deklaratë u dha gjatë qëndrimit të tij në Paris, në konferencën ndërministrore për përgatitjen e samitit „Paris-Balkan 2016“.

Sipas Poposkit, evakuimi i kampit të refugjatëve ”Idonemi” është zgjidhja më e mirë, që do të ndihmojë uljen e tensioneve Maqedoni-Greqi dhe uljen e migrimit ilegal, duke shtuar se Greqia duhet të kontrollojë se kush nga ikanakët është refugjat, e kush është migrant, ndërkaq për Maqedoninë është një ilegal, kushdo që kalon kufirin dhunshëm.

Poposki tregon vendosmërinë se kufiri do të mbetet mbyllur, ashtu siç ka vendosur Këshilli Evropian.

Në çështjet e brendshme të Maqedonisë, ministri Poposki është përgjigjur se zgjedhjet janë dalje nga kriza e tanishme politike në vend, ndërkaq për vendimin e Ivanovit thotë se tashmë kuvendi ka votuar mundësinë e shfuqizimit të atij vendimi.

Në vërejtjen e „Le Figaro“ se në Maqedoni ngec demokracia, Poposki është përgjigjur se një krizë e këtillë parlamentare në vend nuk është diçka e mirë, dhe se do të ishte naive të besohet se kjo nuk ka pasoja në kandidaturën për në NATO dhe BE.

(Kosova Sot)