Miratohet me shumë kritika raporti i Agjencisë për Komplekset Memoriale

  • 25 May 2016 - 13:03
Miratohet me shumë kritika raporti i Agjencisë për Komplekset Memoriale

Kuvendi I Kosovës ka miratuar raportin e punës së Agjencisë për menaxhimin e komplekseve memoriale të Kosovës për vitin 2015.

48 deputetë ishin pro miratimit të këtij raporti, 3 ishin kundër, kurse 14 absetuan, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Raporti u miratua me shumë kritika të deputetëve, lidhur me punën e këtij agjensioni.

Ata thanë se varrezat e dëshmorëve vazhdojnë të jenë në gjendje të mjerë dhe se kjo është e pa tolerueshme.

(Kosova Sot)