Politika, unike kundër Kushtetueses

  • 25 May 2016 - 07:53
Politika, unike kundër Kushtetueses

Kërkohet përgjegjësi nga kryetarja Arta Rama

Falja e 23 hektarëve Manastirit të Deçanit 

“Çështja e pronave të manastireve në Kosovë duhet të rishikohet seriozisht, për dy arsye: E para, këto manastire kanë qenë shqiptare ortodokse dhe duhet ta studiojmë historinë tonë dhe ta shohim se këta, që janë sot në këto manastire, janë uzurpatorë dhe jo pronarë të tyre. E dyta, asnjë manastir nuk mund t’i ketë 700 hektarë tokë të ligjshme. Ky është absurdi i të gjitha absurdeve. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i paprecedent dhe i ndikuar politikisht, pa asnjë bazë kushtetuese, historike e as pronësore”, tha deputeti i LDK-së, Adem Salihaj, shkruan sot Gazeta  Kosova Sot

Pavarësisht që, sipas Ligjit dhe Kushtetutës, vendimet e “gardianit” të Kushtetutës së shtetit konsiderohen vendime të paapelueshme, veprimi i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës lidhur me pronat rreth Manastirit të Deçanit, por edhe disa të tjera të mëhershme, kanë nxitur reagime të ashpra. Përfaqësues të partive politike, në pozitë dhe opozitë, kërkojnë anulimin e vendimit të fundit për pronat, kurse ekspertët e fushës së legjislacionit dhe analistët politikë kërkojnë edhe rishikimin e përbërjes aktuale të Gjykatës Kushtetuese. “Çështja e pronave të manastireve në Kosovë duhet të rishikohet seriozisht për dy arsye: E para, këto manastire kanë qenë shqiptare ortodokse dhe duhet ta studiojmë historinë tonë dhe ta shohim se këta, që janë sot në këto manastire, janë uzurpatorë dhe jo pronarë të tyre. E dyta, asnjë manastir nuk mund t’i ketë 700 hektarë tokë të ligjshme. Ky është absurdi i të gjitha absurdeve. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i paprecedent dhe i ndikuar politikisht, pa asnjë bazë kushtetuese, historike e as pronësore. E gjithë kjo është në vazhdën e servilitetit dhe injorancës së shqiptarëve për ta falur tokën e Kosovës. Kjo është një mungesë totale e vetëdijes kombëtare dhe historike, e vetëdijes për ta mbrojtur tokën dhe pronën tonë”, tha deputeti i LDK-së, Adem Salihaj.

Legalizimi i vendimit të Serbisë

Kundërshtimi dhe kërkesa për rishikimin e vendimit të papranueshëm e të kundërligjshëm, të ndikuar nga politika, vjen edhe nga lëvizja “Vetëvendosje”, subjekti politik më i madh opozitar në Kuvendin e Kosovës.“Është e rëndësishme që Gjykata Kushtetuese, si institucion i Republikës së Kosovës, të ketë pavarësi dhe të vendosë sipas Kushtetutës së Republikës sonë. Në rastin e Manastirit të Deçanit, konsiderojmë se, për fat të keq, Gjykata Kushtetuese ka legjitimuar një vendim të vitit 1997, me të cilin Qeveria e atëhershme e Serbisë ia kishte dhuruar pronat e ndërmarrjeve shoqërore “Iliria” dhe “Apiko” Manastirit të Deçanit. Kjo për ne është legjitimim i pjesshëm i okupimit kriminal. Për ne, ky vendim i Gjykatës Kushtetuese është i papranueshëm”, tha Adonis Tahiri nga lëvizja “Vetëvendosje”. I kundërligjshëm, i papranueshëm, madje edhe për shkak të konfliktit të interesit në procesin e votimit për vendimmarrje, është vendimi i Gjykatës Kushtetuese edhe për Muharrem Nitajn, anëtar i Kryesisë dhe drejtor i Departamentit të Marrëdhënieve me Publikun në AAK. Ai thotë se Gjykata Kushtetuese ka mbështetur një vendim të Dhomës së Posaçme, krejtësisht të kontrolluar nga UNMIK-u, të Gjykatës Supreme të Kosovës, e cila legjitimon një vendim të Parlamentit të Serbisë, të kohës së Milosheviqit, i cili ia ka falur Manastirit të Deçanit dhjetëra hektarë tokë shoqërore. “Ky vendim i Parlamentit të Serbisë është i kohës kur ka qenë i suspenduar Parlamenti i Kosovës dhe Kosova ka qenë nën okupim klasik të regjimit të Milosheviqit, prandaj dhe pavarësisht vendimeve të instancave gjyqësore, është i kundërligjshëm. Për më tepër, kjo tokë i është dhuruar Manastirit të Deçanit pa një ligj të posaçëm dhe në kundërshtim me procedurat”, tha Nitaj për “Kosova Sot”. Ai ka pohuar se vendimi i miratuar në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme është bërë në kohën, kur vetë Arta Rama thuhet të ketë qenë pjesë e kësaj Dhome. “Arta Rama është dashur të vetëpërjashtohej nga vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit. Ky është konflikt interesi, i cili nuk i falet Gjykatës Kushtetuese, e aq më pak kryetares së kësaj Gjykate”, u shpreh Nitaj. 

Gjykata ta rishikojë vendimin

Shkelje të Ligjit dhe Kushtetutës, në këtë proces vendimmarrës, është bërë nga Kushtetuesja edhe sipas njohësit të fushës së legjislacionit Ilir Fetahut. “Kjo çështje në Gjykatën Kushtetuese është dashur të trajtohej sipas Ligjit, vetëm kur të ishin shteruar të gjitha procedurat në gjykatat e rregullta. Kështu është e rregulluar edhe fusha e veprimit të Gjykatës Kushtetuese sipas Ligjit të bazuar në Kushtetutën e Kosovës, prandaj këtë shkelje flagrante do të duhej rishikuar me urgjencë vetë Gjykata Kushtetuese e Kosovës, sepse nuk ka pasur të drejtë trajtimi, derisa është në pritje në një gjykatë tjetër”, tha Fetahu për “Kosova Sot”. Analistët politikë janë akoma më të ashpër. Ata kërkojnë që për këtë shkelje ligjore të shkojnë edhe disa ‘koka’ nga Gjykata Kushtetuese, të bëhen shkarkime dhe emërime të reja. Analisti politik, Albrim Badallaj, tha se jo vetëm që duhet të rishikohet përbërja e Gjykatës Kushtetuese, mirëpo duhet të jetë prioritet dhe çështje ditësh që anëtarë të caktuar të suspendohen. “Veprimi i fundit i kësaj Gjykate, te rasti i faljes së 23 hektarëve tokë Manastirit të Deçanit, po del që kjo Gjykatë ka agjendë kundër interesave shtetërore dhe kombëtare. Vetë prania e dy anëtarëve në këtë vendim, nga dy vendet që nuk e kanë njohur dhe e kundërshtojnë pavarësinë e vendit, një nga Spanja dhe tjetri nga Rumania, tregon më së miri se ky veprim është politik dhe e dëmton komunën e Deçanit dhe vetë Republikën tonë.

Ky është njëri ndër vendimet më skandaloze dhe më të padrejta që e ka marrë kjo Gjykatë, duke ia falur kështu de fakto një pjesë të territorit të Kosovës  Manastirit, i cili vepron me direktiva të politikës antishqiptare të Beogradit”, tha Badallaj për “Kosova Sot”. Ndërsa, politologu Faik Krasniqi thotë se përgjegjësia duhet të adresohet me veprim urgjent nga Kuvendi i Kosovës, pasi edhe kjo përbërje e Gjykatës Kushtetuese po merr vendime të dëmshme për Kosovën, ashtu siç merrte Enver Hasani sa ishte në krye të kësaj Gjykate. “Deputetët e Kosovës nuk janë zgjedhur nga sovrani për t'u shërbyer grupeve të ngushta të interesit të politikës dhe parapolitikës dhe politikave antishtetërore, por ata janë të zgjedhurit e popullit për t'i mbrojtur të drejtat e tyre dhe interesat shtetërore. Prandaj, ose Gjykata Kushtetuese duhet t'i anulojë këto vendime, ose këta gjykatës të shkarkohen”, tha Krasniqi për “Kosova Sot”.

dispozicion ka laramani pagash dhe ka shtesa të tjera të ndryshme; të lejuara ose edhe arbitrare, të cilat e ngarkojnë buxhetin e shtetit, në njërën anë, ndërsa në anën tjetër, për rrjedhojë dhe krahasim, nuk kemi ndonjë cilësi dukshëm më të lartë të shërbimeve profesionale, që organet dhe organizmat administrativë po u ofrojnë më shumë dhe më mirë qytetarëve”, tha prof. Baraliu për “Kosova Sot”. Ai tha se pikërisht miratimi i ligjit do të shkëpuste zinxhirin e favoreve të paligjshme, prandaj edhe po zvarritet nga politika për gati tri mandate radhazi. “Problematike është edhe çështja e pagave dhe të reprezentacioneve të tjera shtesë ose shpërblesë, në organet dhe agjencitë e pavarura, si dhe në bordet drejtuese të kompanive të ndryshme", tha eksperti Mazllum Baraliu.

Disa zyrtarë paguhen më tepër se presidenti

Hipokrizi e madhe politike, sjellje në dëm të shtetit, është zvarritja e këtij ligji edhe sipas profesorit të së Drejtës kushtetuese, Riza Smaka. "Sot jo pak funksionarë publikë, kryesisht në saje të pozitave dhe abuzimeve të tyre, pos pagës funksionale, zhvatin edhe më shumë para publike nga postet aksesore në formë të anëtarëve të bordeve, komisioneve apo"punëve jashtë orarit të punës"! Në sistemin e pagave në vendin tonë ekzistojnë shumë abnormalitete, ashtu që persona të caktuar e jo të paktë nga paraja publike marrin paga edhe më të larta se ajo e presidentit të shtetit", tha Riza Smaka. "Gjithsesi se kërkohet që të miratohet Ligji për pagat publike, me të cilin do të caktoheshin koeficientet, nisur nga presidenti e teposhtë deri në referentet e zyrave administrative, në një anë, si dhe të sanksionoheshin obligimet që funksionarët publikë të mos kenë të drejtë për asnjë "kompensim" tjetër pos pagës funksionale, ka pohuar prof. Smaka për ‘Kosova Sot’. Sa u takon anëtarëve të bordeve të ndryshme, sipas atij ligji do të kishin të drejtë vetëm në një pagë, atë të anëtarit të bordit të caktuar apo atë të funksionit që e ushtron si funksion publik-zyrtar. Prof. Smaka thotë se rregull e ashpër do të duhej vendosur edhe në fushën e mëditjeve. "Çështja e mëditjeve do të duhej të normohej për personat – anëtarë të bordeve, të merrnin vetëm nëse do të paguheshin nga posti që e ushtrojnë, por jo edhe me pagën e bordistit", tha prof. Riza Smaka.

(Kosova Sot)